Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Para nesh mbeten detyra të rëndësishme

Ahmeti: Para nesh mbeten detyra të rëndësishme

17 maj-Evropa është vlerë, respekton diverzitetet, ka hequr kufijtë edhe na duam që kufijtë shqiptaro-shqiptarë mos të ekzistojnë, ne duam që sa më parë të bashkohemi me Shqipërinë në kuadër të NATO-s, në krye me aletin tonë SHBA-në, ne duam ekonomi të përparuar, sepse vetëm kështu krijojmë perspektivë”, tha Ahmeti. Ai përkujtoi se vetëm me hapjen e vendeve të reja të punës rinia mund të jetë e sigurt se edhe në këtë vend ka shpresë për të jetuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim në konventën e sontme promovoi kandidatët për deputetë, të cilët garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të pesë qershorit. Me këtë kjo parti nisi edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore që do të zhvillohet me moton “Bashkë drejt qëllimit”.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, njëherësh edhe bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë fjalimit tha se partisë së tij i kanë mbetur akoma punë për të bërë, por, theksoi se as guximi, dija, e as inteligjenca nuk mungojnë.

“Përpara nesh mbeten detyra shumë të rëndësishme, avancimi i mëtejmë i çështjes shqiptare në Maqedoni, barazia totale e shqiptarëve me maqedonasit, sepse ky vend është edhe i yni, sepse këtu të parët na kanë lënë tapinë dhe ne iu dalim zot me punë të mira dhe të mbara”, tha kreu i BDI-së. Ahmeti më tej shtoi se patriotizëm sot është të hapësh universitete dhe të përparosh në shkencë, arsim, shëndetësi, pikërisht në vendin e të parëve.

“Evropa është vlerë, respekton diverzitetet, ka hequr kufijtë edhe na duam që kufijtë shqiptaro-shqiptarë mos të ekzistojnë, ne duam që sa më parë të bashkohemi me Shqipërinë në kuadër të NATO-s, në krye me aletin tonë SHBA-në, ne duam ekonomi të përparuar, sepse vetëm kështu krijojmë perspektivë”, tha Ahmeti. Ai përkujtoi se vetëm me hapjen e vendeve të reja të punës rinia mund të jetë e sigurt se edhe në këtë vend ka shpresë për të jetuar.

Në konventë fjalën e morën edhe bartësit e listëve të BDI-së nga të gjitha njësitë zgjedhore. Me këtë rast bartësi i njësisë së parë Izet Mexhiti theksoi se BDI gjatë mandatit të saj deri tani ka përmirësuar imazhin e shqiptarëve, që e kishin njollosur sipas tij, partitë pasardhëse në pushtet. Kandidatja e njësisë së dytë, Ermira Mehmeti-Devaja theksoi se BDI në këto zgjedhje ka një platformë unifikuese dhe që faktorizon shqiptarët. Ndërsa bartësi në njësinë e tretë Bujar Osmani deklaroi se partia e tij synon fitoren edhe në këtë zonë , ku shqiptarët atje janë një shëmbëlltyrë dhe një faktor i mbrojtjes së arsyes dhe krenarisë kombëtare. Arben Labënishti bartësi i listës për deputetë në njësinë e pestë, në fjalën e tij theksoi se BDI-ja ka shënuar arritje të mëdha, por ato nuk janë të mjaftueshme, sepse do të ketë edhe arritje të tjera me mision kombëtar.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e 5 qershorit filloi në mesnatë, ndërsa do të zgjasë 20 ditët e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *