Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti përkujton oponentët në të arriturat e BDI-së

Ahmeti përkujton oponentët në të arriturat e BDI-së

20 maj-Gjatë kësaj kreu i partisë Ali Ahmeti, hodhi poshtë akuzat nga rivalët politikë se BDI nuk ka bërë asgjë në mandatin e saj dhe i përmendi, siç tha, projektet madhore kombëtare të realizuara me përkushtimin e tyre. E përmendi edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin parazgjedhor të radhës, të enjten e mbajti në Studeniçan.
Gjatë kësaj kreu i partisë Ali Ahmeti, hodhi poshtë akuzat nga rivalët politikë se BDI nuk ka bërë asgjë në mandatin e saj dhe i përmendi, siç tha, projektet madhore kombëtare të realizuara me përkushtimin e tyre. E përmendi edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit.

“Nga të gjitha anët po dëgjoj se nuk është bërë asgjë. Unë do të numëroja disa vepra të mëdha kombëtare, duke u nisur nga simboli, arsimimi dhe gjuha dhe do t’i lusja oponentët të mos e teprojnë, të mos mbeten skllevër të mentalitetit, sepse shqiptarët e ndryshuan Kushtetutën dhe rendin kushtetues të këtij vendi në vitin 2001 me gjak. Për këtë nuk është mirë që të mohohen këto vlera. Nuk është mirë të mohohet Marrëveshja e Ohrit, prapa së cilës qëndron gjaku i UÇK-së, sikurse edhe aleatët tanë të madhej SHBA-të, NATO dhe BE-ja. Vallë a po i dëgjojnë oponentët thirrjet e Brukselit dhe Uashingtoni se rruga drejt Evropës dhe NATO-s kalon nëpërmjet Ohrit”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *