Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takohet me ambasadorin Filip Riker

Ahmeti takohet me ambasadorin Filip Riker

6 maj-Sigurimi i atmosferës së lirë dhe demokratike për zgjedhjet e parakoshme të 5 qershorit, ishte tema e takimit të sotëm midis kryetarit të BDI-së, Ahmeti dhe ambasadorit të SHBA-ve Riker

Tema për të cilën është biseduar në takimin e sotëm në Shkup midis kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker ishte sigurimi i atmosferës së lirë dhe demokratike për zgjedhjet e parakoshme të 5 qershorit.

“Në zgjedhjet e 5 qershorit qytetarët duhet ta votojnë më të mirin. Me rëndësi është që qytetarët të votojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike. Ata që do të humbin duhet ta pranojnë humbjen sepse pas katër viteve do të kenë mundësi tjetër”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të zhvilluar në rezidencën e ambasadorit amerikan.

Ahmeti dhe Riker kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike në rajon dhe për zgjidhjen e çështjes së emrit si çështje e cila është kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Takimi i ambasadorit amerikan në Maqedoni Riker me Ahmetin ishte në vazhdën e takimeve të tij me liderët e partive politike në Maqedoni në përfundim të mandatit të tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *