Home / Lajme / Maqedoni / AI: Shqiptarët dhe romët të shkelur

AI: Shqiptarët dhe romët të shkelur

16 maj-“Amnesty International” ka ngritur shqetësimet e veta për kushtet katastrofale në institucionet psikiatrike, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore të pacientëve, diskrimimini dhe maltretimi nga ana e policisë dhe pushteteve tjera ndaj romëve dhe shqiptarëve në vend.

Një raport i ri i organizatës Amnesty International, tërheq vërejtjen kryesisht për dështimet në sistemin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë dhe për mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Amnesty International” ka ngritur shqetësimet e veta për kushtet katastrofale në institucionet psikiatrike, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore të pacientëve, diskrimimini dhe maltretimi nga ana e policisë dhe pushteteve tjera ndaj romëve dhe shqiptarëve në vend.

Zëvendës drejtori për Evropë dhe Azi Qendore, Andrea Huber thekson se shtetet e Ballkanit në kontinuitet po vazhdojnë të shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti shpreh shqetësimin e tij për rritjen e nivelit të shkeljes së të drejtave të njeriut, diskriminimit. Ai thotë se institucionet në Maqedoni veprojnë në mënyrë selektive, ndërsa nuk harron pa kritikuar edhe funksionimin e administratës publike dhe sistemit gjyqësor.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) thekson se, raporti i organizatës Amnesty International nuk dallon nga raportet e viteve të mëparshme. Sipas OBRIE kjo dëshmon se Maqedonia nuk ka bërë asnjë përparim në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

OBRIE ka shfaqur edhe reagimet dhe shqetësimet e familjarëve të të burgosur shqiptarë nga rastet e montuara politike në Maqedoni, për gjoja krimin e veprave kriminale, terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

OBRIE thekson se Maqedonia duhet të përjashtojë dhunën, frikësimet, bastisjet dhe format e tjera të dhunimit brutal të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *