Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Dizhon – MPB:’Kapet krimineli’

Aksion policor në Dizhon – MPB:’Kapet krimineli’

16 maj-Sipas të dhënave të MPB-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta kur policia ka takuar në rrugë Dardhishtën për të cilin kishte fletarrest dhe ka tentuar ta ndalojë. Në atë moment Dardhishta ka filluar të hap zjarr ndaj policisë me ç’rast ka plagosur pjesëtarin e policisë.

Një pjesëtar i njësisë për intervenim të shpejtë “Alfa” është plagosur lehtë në aksionin që u zhvillua sot në lagjen Dizhon të Shkupit gjatë arrestimit të Xhabir Dardhishtës, i shumë kërkuar nga policia. Dardhishta, pas aksionit që zgjati rreth dy orë, u kap nga forcat speciale.
Në aksionin e policisë, morën pjesë një numër jashtëzakonisht i madh i forcave speciale. Ndërsa gjatë kryerjes së operacionit, u bllokuan të gjitha hyrje-daljet në komunë. Sipas të dhënave nga spitali I qytetit polici I plagosur është jashtë rrezikut për jetë për shkak se plumbi e ka goditur në jelekun anti-plumb.

Sipas të dhënave të MPB-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta kur policia ka takuar në rrugë Dardhishtën për të cilin kishte fletarrest dhe ka tentuar ta ndalojë. Në atë moment Dardhishta ka filluar të hap zjarr ndaj policisë me ç’rast ka plagosur pjesëtarin e policisë.

Menjëherë pas ngjarjes në fjalë, i akuzuari ka ikur në drejtim të panjohur por siç u tha, pas dy orëve është kapur në një shtëpi në lagjen Dizhon.

Nga MPB thanë se edhe në momentin e arrestimit i akuzuari Dardhishta ka hapur zjarr ndaj policisë. Dardhishta është i dënuar me 19 vjet burg për shumë vepra penale, ndërsa sot iu shtua edhe një vepër tjetër – tentim për vrasje.

Nga MBP-ja thonë se të dhëna më të hollësishme rreth incidentit do të japin gjatë ditës së nesërme.(Alsat)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *