Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Breth, shef i ri i OSBE-së

Ambasadori Breth, shef i ri i OSBE-së

25 maj-Para emërimit të tij, ambasadori Breth ka punuar si shef i Repartit për të drejtën penale ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Gjithashtu, ai deri tani ishte shef i dy misioneve tjera gjermane në Izmir, Turqi dhe Sibiu, Rumani.

Ambasadori gjerman Ralf Breth të mërkurën është emëruar shef i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup. Ambasadori Breth që 29 vjet punon në Ministrinë e Jashtme gjermane, si një diplomat karriere.

Ai ka përvojë të konsiderueshme rajonale në Ballkanin Perëndimor. Paraprakisht, tre vjet ishte ambasador i Gjermanisë në Shkup, si dhe ka qenë përfaqësues i Presidencës së Bashkimit Evropian gjatë kryesimit gjerman dhe finlandez.

Para emërimit të tij, ambasadori Breth ka punuar si shef i Repartit për të drejtën penale ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Gjithashtu, ai deri tani ishte shef i dy misioneve tjera gjermane në Izmir, Turqi dhe Sibiu, Rumani.

Ambasadori Breth ka diplomuar në drejtësi në Universitetin në Frankfurt dhe ka mbaruar akademinë diplomatike në Ministrinë e Jashtme gjermane në Bon, Gjermani.
Ai në këtë funksion e zëvendëson ambasadorin Jose Luis Herrero nga Spanja.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *