Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i BE-së Sorensen vizitoi komunën e Tetovës

Ambasadori i BE-së Sorensen vizitoi komunën e Tetovës

11 maj-jatë vizitës së tij në Tetovë, ambasadori Sorensen u takua edhe me koordinatorët e grupeve politike të përfaqësuara në Këshillin komunal të Tetovës, me të cilët u bisedua për marrëdhëniet ndërpartiake dhe raportet e këshillit komunal me kryetarin e komunës si dhe realizimi i projekteve në të mirë të qytetarëve.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Peter Sorensen të mërkurën ka qëndruar në Tetovë, me ç`rast ka realizuar një takim me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti, këshilltarët komunal ku është njohur për së afërmi me punët, problemet dhe bashkëpunimin për në të ardhmen. Pas takimit kreu i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, theksoi se ishte një takim miqësor, dhe u disktuan shumë çështje, ndërsa nënvizoi se Petersen e njeh mirë rajonin e Ballkanit dhe prolmet sidomos vendet e ish Jugosllavisë. Nga ana e tij, kënaqësinë për qëndrimin në Tetovë nuk e ka fsheh as Sorensen i cili premtoi bashkëpunim edhe në të ardhmen me komunën dhe institucionet tjera në Tetovë. Ambasadori I Bashkimit Evropian poashtu ka vizituar edhe Policinë e Tetovë, me çrast është takuar edhe me kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami. I pyetur rreth zgjedhjeve Sorensen me qëndrim se shpreson në zgjedhje të lira dhe demokratike.“Pra do arijmë edhe deri tek ajo do të shohim, kemi monitorues internacional që do monitorojnë dhe normal që do jemi në kontakt me ta të shohim se çka do thonë. Zgjedhje të lira dhe demokratike ajo në çka shpresojmë dhe besojmë se shteti duhet ta bëjë pra do shohim por është si ndeshje fudbolli të flasim kur ndeshja të përfundojë”, tha Sorensen pas takimit me shefin e policisë së Tetovës.Sorensen poashtu ka qëndruar edhe në një punëtori në hotel Lirak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *