Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarë të larguar të DR-së i bashkëngjiten BDI-së

Anëtarë të larguar të DR-së i bashkëngjiten BDI-së

19 maj-ë fillim të muajt maj, sekretari për marrëdhënie me jashtë në Demokracinë e Re, Sulejman Rushiti, bashkë me kryesinë e Këshillit Komunal dhe Këshillave Vendore të DR-së në Gostivar dhe rrethinë, edhe zyrtarisht bënë publik largimin nga radhët e kësaj partie, kjo me arsyetimin për mospërfillje dhe mosrespektim të principeve si dhe normave demokratike në vendimmarrjen e kreut të kësaj partie.

Një pjesë e strukturës së larguar para do kohe nga Dega e Demokracisë së Re (DR) në Gostivar, kanë kaluar në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ndër anëtarët që tashmë janë anëtarësuar në Degën e BDI-së në Gostivar, janë edhe ish kryetari i DR-së, Lavdrim Veliu, anëtarë të Kryesisë së Degës, si dhe ish kryetarë dhe anëtarë të nëndegëve të kësaj partie në Komunën e Gostivarit.
Në fillim të muajt maj, sekretari për marrëdhënie me jashtë në Demokracinë e Re, Sulejman Rushiti, bashkë me kryesinë e Këshillit Komunal dhe Këshillave Vendore të DR-së në Gostivar dhe rrethinë, edhe zyrtarisht bënë publik largimin nga radhët e kësaj partie, kjo me arsyetimin për mospërfillje dhe mosrespektim të principeve si dhe normave demokratike në vendimmarrjen e kreut të kësaj partie. Në zgjedhjet e 5 qershorit, në Njësinë zgjedhore numër gjashtë, kjo parti do të garon vetëm me një kandidat nga Dega e Gostivarit, konkretisht Myjeser Iljazi, e radhitur e 15-a me radhë. Krahas dorëheqjes së strukturave partiake, dorëheqje dhanë edhe dy kandidatët tjerë për deputetë të propozuar nga Këshillit Komunal i DR-së së Gostivarit, Elita Spahiu dhe Lulzim Selami, të cilët edhe pse dorëzuan kërkesën për dorëheqje edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), vazhdojnë të figurojnë si kandidat për deputetë në listën e kësaj partie.
Informata për kalimet e fundit në radhët e BDI-së, janë konfirmuar edhe nga dega e kësaj partie në Gostivar. Mësohet se anëtarë të tjerë të larguar nga Demokracia e Re në Gostivar, tashmë kanë kaluar edhe në radhët e partisë tjetër shqiptare, Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK).

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *