Home / Lajme / Rajon / Anulohen rezultatet e Green Card-2012

Anulohen rezultatet e Green Card-2012

14 maj-Lajmi është bërë publik megjithëse tashmë mijëra persona e kanë marrë informatën se kanë fituar nga programi special i vizave për SHBA-të, ka raportuar Radio Kombëtare amerikane, NPR.

Rezultatet e lotarisë së Green Card për vitin 2012 do të anulohen, ndërsa lotaria do të përsëritet për shkak të një gabimi kompjuterik, ka njoftuar administrata e presidentit të SHBA-ve Barak Obama.

Lajmi është bërë publik megjithëse tashmë mijëra persona e kanë marrë informatën se kanë fituar nga programi special i vizave për SHBA-të, ka raportuar Radio Kombëtare amerikane, NPR.

Për lotarinë e vitit 2012 kanë aplikuar 15 milionë njerëz nga e gjithë bota me shpresën se do të jenë një nga 50 mijë fituesit e mundshëm.

Rezultatet e tërheqjes së re, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, do të bëhen të ditura kah mesi i korrikut.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *