Home / Lajme / Maqedoni / APKE nis misionin parazgjedhor në Maqedoni

APKE nis misionin parazgjedhor në Maqedoni

17 maj-Nesër dhe pasnesër një delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të qëndrojë në misionin parazgjedhor në Maqedoni, në suaza të ndjekjes të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në misionin parazgjedhor në Maqedoni, në suaza të ndjekjes të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Delegacionin e APKE-së do ta kryesojë deputeti nga Monako, Zhan-Sharl Gardeto nga grupi i partive popullore.
Gjatë vizitës së tyre delegacioni do të takohet me kreun shtetëror të Maqedonisë, me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë dhe me përfaqësuesit e partive politike, të inkuadruar në fushatën parazgjedhore.
Anëtarët e APKE-së do të kenë takim me kryetarin e KSHZ-së, dhe shefin e misionit ODIHR/OBSE, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, mediat dhe korin diplomatik.
Zgjedhjet më 5 qershor do t’i ndjekë delegacioni prej njëzet anëtarëve të APKE-së, me ç’ rast në sesionin e qershorit do të dorëzohet raporti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *