Home / Lajme / Maqedoni / Athina kundër referendumit për emrin në Maqedoni

Athina kundër referendumit për emrin në Maqedoni

6 maj-“Lidhur me çështjen e referendumit që është parashtruar si çështje në Shkup, Greqia dëshiron marrëveshje definitive me IRJM lidhur me kontestin e emrit. Nuk ka shanse që të dakordohemi për një marrëveshje për referendum. Ne flasim për emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm, dhe kjo duhet të jetë rezultati për të cilin Greqia do të dakordohet”, theksoi Delavekuras.

Athina zyrtare është deklaruar kundër çdo marrëveshje eventuale për emrin që do të verifikohej në një referendum në Maqedoni.

Ky qëndrim është shprehur nga ana e zëdhënësit të MPJ-së të Greqisë, Gregoris Delavekuras në një brifing me gazetarët.

“Lidhur me çështjen e referendumit që është parashtruar si çështje në Shkup, Greqia dëshiron marrëveshje definitive me IRJM lidhur me kontestin e emrit. Nuk ka shanse që të dakordohemi për një marrëveshje për referendum. Ne flasim për emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm, dhe kjo duhet të jetë rezultati për të cilin Greqia do të dakordohet”, theksoi Delavekuras.

Sipas tij, periudha e zgjedhjeve në Maqedoni, nuk krijon kushte për progress në zgjidhjen e kontestit të emrit, por ai tha se prêt dinamizim të procesit pas zgjedhjeve.

“Greqia është e gatshme për të bërë hapin drejt arritjes së një marrëveshje. Kemi bërë propozime pozitive, konstruktive dhe të balansuara që mund të na çojnë drejt një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Presim që udhëheqësia në Shkup pas zgjedhjeve të vij në tryezën e negociatave me vullnet të vërtetë politik, pasi që besojmë se shumë shpejt mund të vijmë tek një zgjidhje”, theksoi zëdhënësi i MPJ-së greke.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *