Home / Lajme / Maqedoni / Avokati i Popullit në mbrojtje të votës së lirë

Avokati i Popullit në mbrojtje të votës së lirë

20 maj-Zyra e Avokatit të Popullit do të procedojë parashtesat e dorëzuara. Deri tani, siç informon ajo, në adresë të Avokatit të Popullit nuk është dorëzuar asnjë parashtresë për shkeljen e të drejtës zgjedhore.

Nga dita e premte, qytetarët do të mund të denoncojnë shkeljen e së drejtës zgjedhore në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e votimit, në linjën telefonike falas 080 054 321 në Zyrën e Avokatit të Popullit. Qëllimi kryesor, siç sqarojnë nga kjo zyrë, i vendosjes së linjës telefonike falas, është që përveç ditës së zgjedhjeve siç ishte vitet e kaluara të mbulojë edhe procesin parazgjedhor. “E drejta zgjedhore është e lirë, e pacenueshme dhe realizohet direkt në zgjedhje të lira, me votim të fshehtë. Askush nuk mund t’u thërrasë në përgjegjësi për shkak të votimit apo të kërkojë të tregoni se për këtë keni votuar apo pse nuk keni votuar. Shkelja e lirisë së vetë-përcaktimit dhe shkelje të tjerë konsiderohen si vepra penale”, tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Urania Pirovska. Ajo sqaroi se pas denoncimeve telefonike, Zyra e Avokatit të Popullit do të procedojë parashtesat e dorëzuara. Deri tani, siç informon ajo, në adresë të Avokatit të Popullit nuk është dorëzuar asnjë parashtresë për shkeljen e të drejtës zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *