Home / Lajme / Maqedoni / Babai përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën

Babai përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën

24 maj-Gjatë periudhës së kaluar prej rreth dy viteve deri në denoncimin, në shtëpinë e tyre familjare në një fshat afër Gostivarit, babi me përdorimin e forcës disa herë e ka detyruar vajzën në marrëdhënie seksuale, në prani të njerkës së saj. Ai të njëjtën ka tentuar t’ia bëjë edhe vajzës tjetër minorene, e cila ka 17 vjet

Në stacionin policor në Gostivar, të hënën pasdite një vajzë 19-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe e maltretuar seksualisht nga babai i saj 42-vjeçar, kumtoi SPB e Gostivarit.
Vajza veprën e ka denoncuar në prani të njerkës së saj.

Gjatë periudhës së kaluar prej rreth dy viteve deri në denoncimin, në shtëpinë e tyre familjare në një fshat afër Gostivarit, babi me përdorimin e forcës disa herë e ka detyruar vajzën në marrëdhënie seksuale, në prani të njerkës së saj.

Ai të njëjtën ka tentuar t’ia bëjë edhe vajzës tjetër minorene, e cila ka 17 vjet.
Vajza deklaroi se është shtatzënë nga babai i saj, ndërsa deri tani nuk e ka denoncuar rastin, sepse ai i është kërcënuar se do ta vrasë atë dhe anëtarët e familjes së tyre.
Nga ana e një nëpunësi të uniformuar policor, babai është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor në Gostivar.

Pas ndriçimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngrihet padi penale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *