Home / Sport / ‘Ballistët’ organizohen për festë të madhe

‘Ballistët’ organizohen për festë të madhe

Ecuria pozitive e KF Shkëndija në Ligën e Parë, ku me hapa të sigurtë shkojnë drejt titullit të kampionit, ka bërë që grupi i tifozëve ‘Ballistët’ të mobilozjë maksimalisht rradhët e saj. Sigurisht që Shkëndija shkruan suksesin më të madh në histori dhe kjo e arritur merriton një festë të madhë.

Për këtë qëllim të premten e kaluar (05.05.2011) në zyrat e Pallatit të Kulturës në Tetovë, Shoqata e Tifozëve ‘Ballistët’ mbajti mbledhje, e cila përmbante disa pika në rend të ditës, mirëpo me theks primar organizimin për tre ndeshjet e fundit kampionale të Shkëndijës, kundër Rabotniçkit, Renovës dhe Metalurgut. Në mbledhjen në fjalë morën pjesë mbi 100 antarë të Shoqatës së Tifozëve ‘Ballistët’, të cilët ishin të mendimit të njëjtë sa i përket organizimit në këto ndeshje të fundit, ku si qëllim kryesor mbeti organizimi i mirëfilltë i festës në tre ndeshjet e fundit, me theks të veçantë ndeshjen e fundit kampionale kundër Metalurgut, ku pritet që Shkëndija të sjellë trofeun në Tetovë. Në mbledhjen në fjalë me propozim të kryetarit të ‘Ballistëve’ Shkëlzen Meta dhe anëtarëve të kuvendit u zgjodhën 2 nëkryetar, arkëtar, sekretar si dhe tre tifo kryesues të tribunës. Gjithashtu u zgjodh edhe këshilli organizativ i festës së madhe që do të zhvillohet gjatë ndeshjes së fundit me Metalurgun, dhe pas saj. Më pas është bërë diskutim dhe përpilim i një plani të mirëfilltë për organizimin e koreografisë, mjeteve piroteknike dhe transparentët që duhen të përgatiten për festën e madhe të Shkëndijës. Të gjithë të pranishmit njëzëri u pajtuan që përveç organizimit të festës, njëkohësisht të mos lejojnë të ndodhë asnjë ekces, qoftë më i vogël që do prishte imazhin e klubit, Ballistëve dhe njëkohësisht do të jepte motiv për ndëshikimin e skuadrës. Për këtë Ballistët apelojnë që në ndeshjet e ardhshme nga tribuna mos të hidhet as një letër më e vogël, e mos flasim për gjësende të forta. Mes vendimeve të tjera në vlen të ceket se që tani është bërë plan për udhëtimin e tifozëve për në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku përparësi do të kenë kuvendarët dhe anëtarët që morën pjesë në mbledhje, ndërsa me propozim të të gjithë anëtarëve të pranishëm si kryetar nderi i ‘Ballistëve’ u zgjodh Valdrin Asani. Për në të ardhmen është vendosur që në një mbledhje të ardhshme të vendoset për një përkrahje edhe më të madhe dhe të përbashkët të KF Shkëndija, KV Shkëndija dhe KFV Shkëndija, për të dhënë një mesazh të qartë për bashkim dhe qëndrim besnik pas emrit ‘SHKËNDIJË’. ‘Ballistët’ pritet që në mbledhjen e ardhshme të diskutojnë edhe për organizmin për ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë me Francën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *