Home / Lajme / Maqedoni / Bardhyl Mahmuti kërkon dëmshpërblim për shqiptarët

Bardhyl Mahmuti kërkon dëmshpërblim për shqiptarët

18-maj-Ai tha se Bashkimi Demokratik Shqiptar garanton se do të realizojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, me status të barabartë e jo si gjuhë e dytë.Gjatë këtij tubimi folën edhe kandidatët për deputet në njësinë numër gjashtë Daut Rexhepi Leka dhe Miqyreme Rusi.

Fillimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit mbrëmë në Tetovë e shënoi Bashkimi Demokratik Shqiptar.
Kreu i kësaj partie, Bardhyl Mamuti, gjatë fjalimit të tij theksoi se do të kërkojë dëmshpërblimi e shqiptarëve në fushën e ekonomisë, arsimit e të kulturës.
Ndërsa konsideron se sigurimi i paqes dhe stabilitetit në vend ka vetëm një rrugë, e ajo është rruga e euro-integrimit.
“BDSH kërkon rishikimin e procesit të denacionalizimit dhe në përputhje me këtë kërkesë, ne kërkojmë kthimin e të gjitha pronave pronarëve shqiptarë dhe aty ku nuk është e mundshme një gjë e tillë, të kompensohen dëmet në mënyrë sa më të drejtë.
BDSH kërkon që 20 vitet e ardhshme, sepse 20 vjet u plaçkitëm, 50 për qind e buxhetit shtetërorë të ndahet për territoret e banuara me shumicë shqiptare për të kompensuar dëmin e plaçkitjes së kontribuuesve shqiptarë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon që shteti i Maqedonisë të krijojë Fonde të veçanta zhvillimore, ku biznesmenëve shqiptarë që do të ofrojnë projekte zhvillimore, t’u sigurohen kredi afatgjata dhe pa kamatë, për të kompensuar plaçkitjen e ndërmarrjeve publike dhe shoqërore, të ndërtuara edhe me djersën dhe kontributin e shqiptarëve.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga Bashkimi Evropian që fondet e parapara për Maqedoninë të ndahen në mënyrë që të hiqen dallimet rajonale dhe etnike në zhvillim”, tha Mahmuti.
Ai tha se Bashkimi Demokratik Shqiptar garanton se do të realizojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, me status të barabartë e jo si gjuhë e dytë.Gjatë këtij tubimi folën edhe kandidatët për deputet në njësinë numër gjashtë Daut Rexhepi Leka dhe Miqyreme Rusi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *