Home / Lajme / Rajon / Basha në avantazh

Basha në avantazh

10 maj-Raportohet se në Tiranë gara është tejet dinamike. Kësisoj nga 181 kuti të numëruara votimi nga gjithsej 485, Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 46110 kundrejt Ramës qe ka 45879 vota.

Në Shqipëri ende po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën.

Raportohet se në Tiranë gara është tejet dinamike. Kësisoj nga 181 kuti të numëruara votimi nga 485 kuti, Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 46110 kundrejt Ramës qe ka 45879 vota.

(7:42)Aktualisht avancon Edi Rama i Partisë Socialiste, i cili ka 50.7%, para Lulzim Bashës së Partisë Demokratike, që ka 49,3%. Këto janë rezultatet e numërimit të 143 prej 485 kutive me fletëvotime.

Sakaq deri në mesnatën duke hyrë e marta 10 maj, është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 29 bashki.

Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 18 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 11 të tjerat

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *