Home / Lajme / Maqedoni / Bashkë, më të fuqishëm

Bashkë, më të fuqishëm

31 maj-“Shqiptarët vetëm bashkë mund të jenë më të fuqishëm dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre”, porositi kështu lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Sllupçani.
Sipas tij, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet plotësisht të përfundojë që të mos ketë më shumë çështje të hapura midis bashkësive etnike në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar të hënën me aktivitetet parazgjedhore në fshatin Sllupçan të Kumanovës, me prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, platformën dhe programin për qeverisje në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

“Shqiptarët vetëm bashkë mund të jenë më të fuqishëm dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre”, porositi kështu lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Sllupçani.
Sipas tij, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet plotësisht të përfundojë që të mos ketë më shumë çështje të hapura midis bashkësive etnike në vend.

“Do të angazhohemi që shqiptarët të jenë bashkë, të jenë më të fuqishëm, t’i koordinojnë të gjitha gjërat, të jenë më të suksesshëm në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit sepse kur e përmendim këtë marrëveshje çdo shqiptar i përkujton njerëzit që shtrenjtë e paguan me jetën e tyre. Nënat nga Sllupçani mendojnë në fëmijët e tyre të cilët u solidarizuan për epilog të këtillë”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *