Home / Lajme / Maqedoni / BDI e dorëzoi listën

BDI e dorëzoi listën

5 maj-Bartës i listës së kandidatëve të BDI-së në njësinë e parë zgjedhore është Izet Mexhiti, në të dytën Ermira Memeti, në të tretën Bujar Osmani, në të pestën Arben Llabënishti, ndërsa në të gjashtën lideri i partisë Ali Ahmeti

Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së Abdilaqim Ademi sot Komisionit Shtetëror Zgjedhor ia dorëzoi listat partiake me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bartës i listës së kandidatëve në njësinë e parë zgjedhore është Izet Mexhiti, në të dytën Ermira Memeti, në të tretën Bujar Osmani, në të pestën Arben Llabënishti, ndërsa në të gjashtën lideri i partisë Ali Ahmeti. “BDI-ja në këto zgjedhje del me platformë bashkuese, e jo me platformë e cila ndan, me platformë e cila faktorizon, ndërsa nuk majorizon. Jemi të bindur se kandidatët e tonë janë reflektim i këtij përcaktimi e cila padyshim e prek çdo shqiptar në Maqedoni sot”, deklaroi pas dërgimit të listave Ermira Mehmeti nga BDI-ja. Për këtë arsye, siç shtoi ajo në këto zgjedhje BDI-ja shkon me moton “Së bashku më të fuqishëm, së bashku më të guximshëm, së bashku jemi më të suksesshëm dhe së bashku hapërojmë drejt qëllimit”. “Deri sa rivalët e tanë veçmë u prononcuan se janë të organizuar kundër BDI-së, ne duam t’i njoftojmë të gjithë se jemi për shqiptarët. Asnjëherë as që kemi qenë, e as që jemi të organizuar kundër kujtdo qoftë. Për këtë arsye u bëjmë thirrje shqiptarëve që në këto zgjedhje të votojnë për, e jo kundër”, tha Mehmeti. Ajo shtoi se do të punojnë në mënyrë ekipore dhe me përkushtim drejt qëllimit të tyre të përbashkët, ndërsa ajo është bashkim i votave drejt një ideje dhe drejt një opsioni veçmë të dëshmuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *