Home / Lajme / Maqedoni / BDK shpalli listat e kandidatëve për deputetë

BDK shpalli listat e kandidatëve për deputetë

8 maj-Ndërsa ne si BDK, vlerësojmë se një debat televiziv me liderët e të gjitha partive politike shqiptare, do të ishte një mundësi e mirë që qytetarët të njihen me platformat parazgjedhore por edhe me synimet e liderëve se ti sigurohet një e ardhme e sigurt, me një barazi të plotë, popullit shqiptarë në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e BDK-së.

Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK përmes një komunikate me shkrim njoftoi se në zgjedhjet e 5 Qershorit do të garoj me listat e saja në tri njësi zgjedhore. Në njësinë e parë, të dytë dhe njësinë e gjashtë zgjedhore.

“Fushata e BDK-së do të hapet me Konventën, që do të mbahet në fillim të fushatës, ndërsa do të përqendrohemi edhe në tubime dhe takime me qytetarët dhe debatet televizive, për ta informuar opinionin se, Federalizmi është e vemja rrugë për shqiptarët, siç është edhe motoja jonë në këto zgjedhje. Ndërsa ne si BDK, vlerësojmë se një debat televiziv me liderët e të gjitha partive politike shqiptare, do të ishte një mundësi e mirë që qytetarët të njihen me platformat parazgjedhore por edhe me synimet e liderëve se ti sigurohet një e ardhme e sigurt, me një barazi të plotë, popullit shqiptarë në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e BDK-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *