Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Bojkot zgjedhjeve në diasporë

BDSH: Bojkot zgjedhjeve në diasporë

11 maj-Kjo parti thekson se ka bërë këtë thirrje duke u bazuar në të dhënat e fundit të KSHZ-së për diasporën dhe trupin votues shqiptarë të paraqitur atje.

Bashkimi Demokratik Shqiptar i ka apeluar sot komunitetit shqiptarë për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 5 qershorit në diasporë.

“Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që keni dhënë në tri luftërat e fundit çlirimtare të popullit shqiptar dhe faktin se pasojat e varfërisë së skajshme që ka kapluar popullin shqiptar në Maqedoni rëndojnë mbi ju dhe familjarët tuaj, Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes Komunikatës së 4 majit 2011, dënoi strategjinë antishqiptare të shtetit maqedonas që synon të përçajë emigracionin shqiptar mbi baza partiake. Duke mos dashur të bëhemi pjesë e politikës përçarëse dhe duke qenë thellësisht të bindur se ju e doni bashkimin e forcave politike dhe shoqërore shqiptare ne nuk dolëm me asnjë kandidat për diasporë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BDSH.
Kjo parti thekson se ka bërë këtë thirrje duke u bazuar në të dhënat e fundit të KSHZ-së për diasporën dhe trupin votues shqiptarë të paraqitur atje.
“Publikimi i të dhënave nga Këshilli Shtetëror Zgjedhor se nga numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjen e “tre deputetëve nga diaspora ” në njësinë zgjedhore nr 7 (që përfshin emigracionin në Evropë, Azi dhe Afrikë) vetëm 810 shqiptarë janë regjistruar për votim nga 3649 votues, në njësinë zgjedhore nr 8 ( Kanada dhe SHBA) vetëm 295 shqiptarë nga 1818 votues dhe në njësinë zgjedhore nr 9 (Australi, Kinë, Indi dhe Katar) vetëm 2 shqiptarë nga 767 votues nxori në shesh vërtetësinë e qëndrimeve tona”, thekson BDSH, duke ftuar për bojkot të zgjedhjeve në diasporë dhe për të ndërprerë strategjinë antishqiptare të shtetit maqedonas. BDSH gjithashtu fton të gjitha partitë politike shqiptare që të heqin kandidatët e tyre nga zgjedhjet në diasporë dhe “të mos bëhen pjesëmarrës në këtë lojë të fëlliqur, nga e cila ne nuk fitojmë asgjë pos përçarjes!”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *