Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Partizimi i diasporës në favor të interesave antishqiptare

BDSH: Partizimi i diasporës në favor të interesave antishqiptare

4 maj-Kjo parti vlerëson se, “duke qenë të vetëdijshëm se bashkimi i forcave politike dhe shoqërore në Maqedoni mund të nxjerr popullin shqiptar nga varfëria e skajshme që e ka kapluar dhe t’i jepet një fund politikës antishqiptare në këtë shtet, BDSH bëri përpjekje maksimale që të dalim të unifikuar në zgjedhjet e 5 qershorit 2011”.

BDSH ka vlerësuar se partizimi dhe përçarja e diasporës shqiptare është një faktor i rrezikshëm i paraqitur së fundi dhe që i shërben politikave antishqiptare në Maqedoni.

Kjo vlerëson se, “duke qenë të vetëdijshëm se bashkimi i forcave politike dhe shoqërore në Maqedoni mund të nxjerr popullin shqiptar nga varfëria e skajshme që e ka kapluar dhe t’i jepet një fund politikës antishqiptare në këtë shtet, BDSH bëri përpjekje maksimale që të dalim të unifikuar në zgjedhjet e 5 qershorit 2011”.

“Fatkeqësisht, interesat individuale dhe të grupeve të caktuara që mbizotërojnë në kuadër të partive politike shqiptare dominuan mbi vullnetin e anëtarësisë për bashkim dhe mbi interesat e popullit shqiptar.

Të përçarë si asnjë herë më parë, zgjedhjet e 5 qershorit do të përqendrojnë vëmendjen në luftën politike brenda shqiptare që pas këtyre zgjedhjeve të dalim edhe më të përçarë si shqiptarë. Pas përçarjes ekstreme të forcave politike shqiptare në vend, ku shqiptarët nuk janë bashkë as në dasma e as në varrime, strategjia antishqiptare e Shkupit ka përcaktuar si mision përçarjen e emigracionit shqiptar. Partizimi i emigracionit shqiptar është interes ekskluziv i qarqeve antishqiptare në Maqedoni. Emigracioni shqiptar që mbi supet e veta mbajti organizimin dhe mbështetjen e 3 luftërave çlirimtare të popullit shqiptar dhe që mban mbi supe varfërinë e skajshme të popullit shqiptar në Maqedoni kërkon unitet e jo përçarje”, theksohet në komunikatën e BDSH.

Kjo parti thotë see duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që kanë dhënë dhe që japin emigrantët shqiptar, dënon politikën antishqiptare që tenton të mbjell përçarje të reja ndërshqiptare dhe bën publik vendimin e vet se nuk do të bëhet pjesë e përçarjes së emigracionit shqiptar mbi baza partiake dhe nuk do të nxjerrë asnjë kandidat për « diasporë ».

BDSH kërkon nga të gjithë shqiptarët e vetëdijshëm se përçarja e forcave politike dhe shoqërore shqiptare është strategji e qarqeve antishqiptare dhe më 5 qershor, përmes votës së vet, të dënojnë të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë në degradimin e mëtejshëm të të drejtave të popullit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *