Home / Lajme / Maqedoni / Besatohen Thaçi dhe Ahmeti

Besatohen Thaçi dhe Ahmeti

4 maj-në si kryetar i PDSH-së, marrë për obligim dhe për përgjegjësi që bashkë me partinë të japim kontribut që këto shkronja të bëhen të gjalla në njerëz, në qytetarë dhe te shqiptarët” tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Ndërkohë edhe ambasadori i SHBA-ve dhe ai i BE-së, përshëndetën firmosjen e kësaj marrëveshje dhe uruan dy liderët shqiptarë për pjekuri dhe lidership.

Ahmeti e Thaçi i shtrin dorën njëri tjetrit dhe i dhanë besën për zgjedhje të lira dhe demokratike. Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare BDI e PDSH, me ndërmjetësim të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejkut dhe atij të SHBA-ve Filip Riker dhe të BE-së, Piter Sorensen, nënshkruan marrëveshjen e emëruar si ‘Pakt elektoral’ për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Imazhi i një shteti, imazhi i një kombi, imazhi i një subjekti politik varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira demokratike, sigurisht që edhe imazhi i kombit varet shumë nga zgjedhjet që bën dhe organizon një shtet.

Dhe unë kam dashur që ne të kontribuojmë në arritjen e imazhit të shtetit tonë, të popullit tonë, të qytetarëve tanë sepse vetëm se me vlera mund të jemi pjesë e Evropës, pjesë e NATO-s dhe një nga vlerat më të mëdha në demokraci është organizimi i zgjedhjeve” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Besoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejtë qetësimit të situatës, drejtë mundësisë që bashkërisht ti bindim njerëzit se zgjedhjet nuk janë situatë armiqësore por kanë të bëjnë me konkurrenca të lira.

Padyshim se përgjegjësia kryesore për zgjedhje korrekte dhe demokratike i takon qeverisë, por në të njëjtën kohë edhe opozita përafërsisht ka përgjegjësi të njëjtë që të kontribuoj në një klimë të butë dhe të mirë.

Unë si kryetar i PDSH-së, marrë për obligim dhe për përgjegjësi që bashkë me partinë të japim kontribut që këto shkronja të bëhen të gjalla në njerëz, në qytetarë dhe te shqiptarët” tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Ndërkohë edhe ambasadori i SHBA-ve dhe ai i BE-së, përshëndetën firmosjen e kësaj marrëveshje dhe uruan dy liderët shqiptarë për pjekuri dhe lidership.

“Falënderime të veçanta në emër të qeverisë amerikane për Ahmetin dhe Thaçin që u bënë bashkë sot për të dhënë garancinë e përbashkët të tyre për zgjedhje të lira dhe korrekte në Maqedoni.

Ata po tregojnë pjekuri dhe lidership, të cilat janë të një rëndësie jetësore për demokracinë dhe për ecjen e këtij vendi përpara. Që të dy liderët, besojmë ne, e kuptojnë qartë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetësore për të ardhmen e Maqedonisë” tha Filip Riker, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni. “Shpresojmë që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme, korrekte dhe transparente… dhe reputacioni i mirë i Maqedonisë të ruhet.

Por sot, unë përgëzoj dhe falënderoj dy liderët për firmosjen e dokumentit në fjalë…. ky është një angazhim i mirë për zgjedhje të lira dhe korrekte, një angazhim që ne e mbështetim, dhe jemi shumë të lumtur që jemi dëshmitarë të tij” tha Peter Sorensen, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Ndërkohë nismëtari i këtij takimi, ambasadori shqiptar Çejku, kërkoi edhe nga mediat që të japin kontributin e tyre në drejtim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.“Pa mbështetjen e miqve tanë do të ishte i vështirë realizimi i kësaj marrëveshjeje e cila më e rëndësishme se nënshkrimi ka zbatimin e saj.

Do të kërkoja që edhe ju si media të ndihmoni në krijimin e një klime të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në dobi të një Maqedonie evropiane dhe euro-atlantike” tha Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Ndërkohë më 12 maj vetëm disa ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, nën organizimin e Institutit Nacional Demokratik, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 5 qershorit, do të nënshkruajnë kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *