Home / Lajme / Maqedoni / Bie liria e mediave në botë

Bie liria e mediave në botë

2 maj-Kësisoj Maqedonia bën pjesë në grupin e dytë, të vendeve me shtyp pjesërisht të lirë duke marrë notën 48, ndërsa në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara Maqedonia hyn në vendin e 96.

Maqedonia bën pjesë në vendet me shtyp pjesërisht të lirë duke marrë notën 48, ndërsa në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara vendi renditet në pozitën e 96.Situata në Kosovë është më e rënda se ajo në vendet e rajonit, me notën 51, nga 53 sa ishte vitin e kaluar

Liria e shtypit në botë ka rënë në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit, ku vetëm një në gjashtë persona në botë jeton në një shtet që ka media të lirë e të pavarur. Ky është vlerësimi i Freedom House sipas raportit më të fundit të kësaj organizate.

Vendet ku është shënuar rënia më e ndjeshme e lirisë së shtypit janë Egjipti, Turqia dhe Ukraina.

Vendet që vlerësohen nga 0 – 30 shihen si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

Kësisoj Maqedonia bën pjesë në grupin e dytë, të vendeve me shtyp pjesërisht të lirë duke marrë notën 48, ndërsa në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara Maqedonia hyn në vendin e 96.

Në raportin e fundit të Freedom House për lirinë e shtypit, situata në Kosovë është më e rënda se ajo në vendet e rajonit, me notën 51, nga 53 sa ishte vitin e kaluar.

Shqipëria ka marrë notën 50, Bosnjë e Hercegovina notën 48 bashkë me Maqedoninë, Mali i Zi 37 dhe Serbia 33.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, Shqipëria 102, kurse Kosova vendin 104 e ndan së bashku me Argjentinën.

Vendi i fundit në listë mban numrin 196.

Në raportin e Freedom House, vendet skandinave janë radhitur të parat, kurse dhjetë vendet e fundit janë Bjellorusia, Burma, Kuba, Guinea, Eritrea, Irani, Libia, Koreja veriore, Turkmenistani dhe Uzbekistani. (rferl)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *