Home / Lajme / Maqedoni / Bogov zyrtarisht guvernator i BPRM-së

Bogov zyrtarisht guvernator i BPRM-së

23 maj-“Solemnisht u zotova se do të punojë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për bankë popullore, ndërsa kjo do të thotë se do të punoj në realizimin e stabilitetit financiar dhe të çmimeve, ndërsa pasi që këto dy qëllime të realizohen atëherë edhe mbështetja e politikave ekonomike”, deklaroi Bogov.

Guvernatori i sapoemëruar i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Dimitar Bogov të hënën me deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski edhe zyrtarisht e mori funksionin, që do ta ushtrojë në shtatë vitet e ardhshme.

Bogov, i cili në funksionin e guvernatorit në BPRM-së vjen në vendin e guvernatorit të deritanishëm Petar Goshev, paralajmëroi se do të angazhohet për ruajtje të stabilitetit të çmimeve, inflacion të ulët dhe kurs stabil të denarit.

“Solemnisht u zotova se do të punojë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për bankë popullore, ndërsa kjo do të thotë se do të punoj në realizimin e stabilitetit financiar dhe të çmimeve, ndërsa pasi që këto dy qëllime të realizohen atëherë edhe mbështetja e politikave ekonomike”, deklaroi Bogov.

Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, theksoi Bogov, do të thotë inflacion i ulët të cilin subjektet ekonomike nuk do ta inkorporojnë në pritjet e tyre, në vlerë prej dy deri tre për qind. Strategjia mbetet si edhe deri më tani, do të thotë se stabilitetin e çmimeve e realizojmë në atë mënyrë që mirëmbajmë kurs stabil të denarit”, tha guvernatori i BPRM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *