Home / Sport / Bye, bye Real, Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve

Bye, bye Real, Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona u bë finalisti i parë në Ligën e Kampionëve të Evropës pas barazimit 1-1 me Realin e Madridit. Ndeshjen e parë në Madrid e fitoi Barcelona me rezultat 2-0. Në finale, Barcelona mund të përballet me ekipin anglez Mançester Junajted, i cili sot e luan ndeshjen e kthimit me Shalke 04. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me fitoren e Mançesterit 2-0.

Barcelona me plotë meritë është në finalen e madhe të Champions League, e cila në gjysmëfinale e ka eliminuar rivalin e përbetuar e të përjetshëm, Real Madrid. Në ndeshjen e kthimit katalunasit në “Camp Nou” luajtën me rezultat baraz (1:1) dhe duke iu falenderuar fitores 2:0 në Santiago Bernabeu i dërguan mbretërit në shtëpi. Barcelona ka qenë më e mirë në të dyja takimet, duke treguar angazhim e lojë më të përsosur. Edhe Reali ka treguar muskujt në “Camp Nou”, por jo edhe aq fuqishëm që të përmbysë rezultatin e disfavorshëm nga ndeshja e parë. Mbi 98 mijë shikues panë lojë jashtëzakonisht të mirë edhe pse fusha ka qenë e rrëshqitshëm për faktin së tërë kohën ka rënë shi. Katalunasit në finalen që zhvillohet me 28 maj në Wembli të Londrës do të ballafaqohen me Manchester Unitedin ose Schalken.
Në minutën e 22-të Busquets nga afërsia në pozitë të pastër me kokë gjuajti drejt në duart e portierit Casillas.
Pak para se të filloj pjesa e dytë e takimit, një tifozë futet në fushë, por sigurimi ka ndërhyrë duke e larguar nga fusha.
Në minutën e 53-të, Higuain ka tentuar të rrezikoi portën e Barcelonën, por pa sukses, pasi gjuajtja e tij u bllokuar nga mbrojtja.
Iniesta në minutën e 54-të në mënyrë të jashtzakonshme e ka gjetur Pedron, i cili i vetmuar me dinakëri ka mposhtur portierin Casillas, duke dërguar Barcelonën në epërsi me 1:0.
Në minutën e 64-të, një veprim i mirë i mbretërve, Di Maria ka mashtruar një mbrojtës katalunas, i cili nga afërsia qëlloj shtyllën pingule te portierit Valdes, topi u rikthy te Marcelo dhe ai për bukuri gjuan duke barazuar shifrat në 1:1. Duhet theksuar se Jose Mourinho ndeshjen e ka përcjellur nga tribunat e “Camp Nou” për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në ballafaqimin e parë. Reali bëri shumë orvatjeve që të bëjë ndonjë mrekullinë, por ka qenë e pamundur në përballje me katalunasit. Barcelona është finalist i parë, kurse Reali shkon në shtëpi me lot në sy.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *