Home / Lajme / Maqedoni / Çështja e emrit pengon integrimet

Çështja e emrit pengon integrimet

30 maj-Mehmeti-Devaja ka thënë se çështja e emrit të shtetit është pengesa më e madhe që tani paraqitet para Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe NATO-s, e kjo çështje është shumë sensibile dhe emotive për shumicën e bashkëqytetarëve maqedonas

Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze politike, në dhjetë vitet e fundit është plotësisht e vetëdijshme se rruga drejt integrimeve euroatlantike akoma kërkon punë për të bërë. Kështu ka deklaruar në një takim me gazetarët zëdhënësja e BDI dhe bartëse e listës në njësinë e dytë zgjedhore Ermira Memeti-Devaja. Është më se e qartë, shtoi ajo, se çdonjëri nga ne, si dhe çdo shqiptar do të ishte shumë më i lumtur po që se kjo rrugë tani më do ishte përfunduar.

“Angazhimi dhe përkushtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim në planin euro-integrues është dëshmuar në vazhdimësi gjatë dy mandateve tona të qeverisjes, çështja e emrit të shtetit është pengesa më e madhe që tani paraqitet para Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe NATO-s, e kjo çështje është shumë sensibile dhe emotive për shumicën e bashkëqytetarëve maqedonas”, theksoi Mehmeti-Devaja.

BDI-ja si parti serioze politike nuk është e interesuar ta përdor këtë çështje për marketing politik, prandaj, tha ajo, do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë me kujdesin më të madh të mundshëm.

“Dëshirojmë ta përkujtojmë opinionin publik se edhe krahas pengesës që kontesti rreth emrit paraqet për procesin euro-integrues, gjatë periudhës së kaluar gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim me dy mandate të ndryshme me dy partnerë të ndryshëm të koalicionit ka pasur lëvizje që duhet mirëpritur. Në fund të vitin 2005, Maqedonia u bë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe në vitin 2009 u liberalizua regjimi i vizave dhe në të dyja këto procese aktor dhe faktor ka qenë pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim”, shtoi Memeti-Devaja.

Ajo me këtë rast potencoi se zgjidhja e kontestit me emrin duket se ka marrë një drejtim dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare presin një mbyllje të këtij procesi në një afat të shpejtë kohor, lëvizje ka edhe në drejtim të bisedimeve të vendeve me ndërmjetësim të ndërmjetësuesit të OKB-së Metju Nimic, shtoi Mehmeti-Devaja.

Ajo shtoi se nuk dëshirojnë të kushtëzojnë askënd lidhur me aspiratat drejt NATO-s dhe integrimit evropian, por nuk do të lejojnë as të bëhen peng të kontestit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *