Home / Lajme / Maqedoni / ‘Civil’ me ‘Zgjedhje pa dhunë 2011’

‘Civil’ me ‘Zgjedhje pa dhunë 2011’

10 maj-Projekti për “Zgjedhje pa dhunë 2011”, i kushtohet përforcimit të vetëdijes publike për zgjedhje pa dhunë

Organizata joqeveritare “Civil” sot e promovoi projektin “Zgjedhje pa dhunë 2011”, i cili i kushtohet përforcimit të vetëdijes publike për zgjedhje pa dhunë dhe aksion në bashkësi për parandalim nga dhuna dhe dhuna e armatosur në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Xhabir Deralla nga “Civil” deklaroi se për momentin nuk mund të thotë se duhet të ndizet drita e kuqe, edhe pse që tani po shihet se toleranca midis partive politike është “zero”.
“Vetëm me zë të fuqishëm do të mundemi t’i parandalojmë dhe t’i dekurajojmë ata që mendojnë se përmes dhunës të vinë deri në pushtet. I përkujtojmë të gjithë ata që veçmë punojnë në kuzhinat e tyre në atë që të vijnë deri te funksionet përmes rrugës me dhunë”, deklaroi Deralla. Në komunat Çair, Saraj Shuto Orizarë, Qendër, Aerodrom, Haraçinë, Studeniçan, Kumanovë, Likovë, Tetovë, Tearcë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Prilep, Manastir, Strumicë, Shtip, Veles dhe Qytetin e Shkupit po zhvillohen aktivitete terrenike për parandalim të dhunës dhe dhunës së armatosur. Në vijim është formimi i grupeve punuese për zgjedhje pa dhunë në pjesën më të madhe të këtyre komunave me ç’rast do të mundësohet prezencë kontante dhe dukshmëri në terre, anticipim i problemeve dhe reagim adekuat. Grupet e punës i kryesojnë koordinatorë lokalë të “Civil”-it, ndërsa në to marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, sektorët për parandalim policor, partitë politike, organizatat e shoqërisë qytetare dhe mediat lokale. Grupet, siç tha Deralla, do të evidentojnë edhe incidentin më të vogël para dhe gjatë procesit zgjedhor dhe ashpër do të reagojnë edhe për manifestimet më të vogla të dhunës zgjedhore. Në kuadër të projektit do të realizohet fushatë mediale e cila ka për qëllim që të dekurajohen shkelësit potencialë të ligjeve gjatë procesit zgjedhor dhe të inkurajohen qytetarët që të aktivizohen dhe bashkohen drejt iniciativave kundër dhunës dhe dhunës së armatosur gjatë zgjedhjeve. Projekti filloi të realizohet më 1 maj, ndërsa do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor në gjithë vendin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *