Home / Lajme / Maqedoni / Çka gënjejnë azilantët në Evropë

Çka gënjejnë azilantët në Evropë

25 maj-“Nuk kam para për bukë dhe jetojë me 5 cent në ditë”…, “Kam borxhe dhe duan të më vrasin”…, “Më kanë përzënë nga shpija dhe duan të më mbulojnë gruan”…, “Kam presione si luftëtarë i UÇK-së”, etj.

Këto janë disa nga arsyetimet dhe dëshmitë që shumica e azilkërkuesve nga Maqedonia i prezantojnë para sporteleve dhe punonjësve të shërbimeve për emigracion në Belgjikë dhe vende të tjera evropiane. Një rrëfim të tillë e tregon Xhevati nga Kumanova, i cili tanimë i është kthyer jetës së tij normale, duke tentuar që të gjejë një punë në vendlindje me ardhjen e pranverës.

“Edhe unë tentova të përdori një arsyetim vetëm e vetëm për të përfituar azilin, por nuk ndezi. Ata që në start më thanë të kthena në shtëpi”, thekson Xhevati, i cili vetë i pesti u kthye në shtëpinë e tij. Shumica e azilkërkuesve përdorin mashtrime të ndryshme për të arritur deri tek qëllimi i tyre. Disa prej tyre, kanë caktuar avokatë, të cilët po i përgatisin arsyetimet për të qëndruar në Belgjikë.

Ministria e Emigracionit dhe njësitë e Kryqit të Kuq nëpër qytetet belge kanë të grumbulluara gjitha ato dëshmi skandaloze që janë dhënë në intervistat e bëra me azilkërkuesit nga Maqedonia. Ditëve të fundit janë kthyer edhe azilkërkues të tjerë të dështuar në synimin e tyre, mirëpo ata kanë arritur nëpërmjet aeroportit të Shkupit, me qëllim që t`i ikin përballjes me ekipet gazetareske. Siç bëjnë të ditur familjarë të atyre që kanë ngelur ende nëpër rrugët e Belgjikës, një pjesë e madhe e azilkërkuesve që kanë dështuar strehimin në këtë vend, i`a kanë mësyer Francës, ku atje ka pak shpresë për të përfituar statusin e azilit.

Dhe inskenimet dhe intervistat e rrejshme do të mbeten vetëm e vetëm për të mos u kthyer në fshat apo nga turpi i dështimit, pas gjithë atij optimizmi mashtrues që shpërtheu nga heqja e vizave më 19 dhjetor 2009. MPB ka shtuar masat e kontrollit nëpër pikat kufitare dhe po përgadit masat sanksionuese për të gjithë ata që keqpërdorin liberalizimin e vizave në BE dhe kërkojnë strehim azili.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *