Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetëvjeçari theret me thikë

Dhjetëvjeçari theret me thikë

16 maj-Ka qenë një dhjetëvjeçar nga Dobërdolli që zënkën verbale e ka përfunduar duke i sjell plagë në trup bashkëvendësit të tij. Për shkak lëndimit serioz fëmija është dërguar Shkup

Pas një zënke verbale mes disa fëmijësh, një dymbëdhjetëvjeçar nga fshati Dobërdoll ka përfunduar në spital me plagë të hapur afër veshkës së djathtë. Sipas informatave të policisë, ka qenë një dhjetëvjeçar nga ky fshat, që zënkën verbale e ka përfunduar duke i sjell plagë në trup bashkëvendësit të tij. Për shkak lëndimit serioz dhe gjakderdhjes së vazhdueshme, fëmija i lënduar është dërguar në njërën nga Klinikat e Shkupit, edhe pse siç mësohet nga ana e familjarëve të tij, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Informatat e policisë flasin se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielë, diku rreth ora 22:30 në fshatin Dobërdoll të Komunës së Vrapçishtit. Policia supozon se deri te ngjarja ka ardhur, kur dhjetëvjeçari me anë të një mjeti të fortë për të cilin dyshohet se ka qenë thikë, e ka shpuar dymbëdhjetëvjeçarin me të cilin paraprakisht kishin shkëmbyer fjalë fyese. Rasti në polici është paraqitur nga të afërmit e fëmijët të lënduar. Në policinë e Gostivarit janë duke punuar për zbardhjen e rastit që përfundoi me gjakosje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *