Home / Lajme / Maqedoni / Do ta bëjmë Maqedoninë kuq e zi

Do ta bëjmë Maqedoninë kuq e zi

30 maj-Ai më tej ka thënë se më 5 qershor populli shqiptarë duhet ta dënojë dhe ta ndërrojë pozicionin e vet, nga i cili përmes tatimeve u merren miliarda euro, e u kthehen vetëm 1 deri 2 për qind.

Partia Demokratike Shqiptare të dielën tubime parazgjedhore mbajti në sheshin e qytetit në Kumanovë, në Haraçinë dhe në Çair të Shkupit.
Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi para banorëve të kësaj ane tha se PDSH-ja ka program që është mbi partitë politike, që do t’i zgjidh fatet e familjeve dhe luftëtarëve, program që ofron arsim cilësor për të rinjtë dhe e mundëson lirinë e popullit shqiptar.
“Siç e ka qëllimin e qartë Gruevski që ta bëjë Maqedoninë sllavo-ortodokse edhe ne do të bëjmë kuq e zi”, ka porositur Thaçi nga Kumanova.
Ai më tej ka thënë se më 5 qershor populli shqiptarë duhet ta dënojë dhe ta ndërrojë pozicionin e vet, nga i cili përmes tatimeve u merren miliarda euro, e u kthehen vetëm 1 deri 2 për qind.
“Ne jemi në momentet e fundit që ta mbarojmë këtë betejë shumë të rëndësishme dhe të jashtëzakonshme për ardhmërinë e shqiptarëve këtu në Maqedoni. Ditëve të fundit duhet ta ngrimë nivelin e seriozitetit dhe këmbëngulësisë tonë për të ecë përpara, se ata dalëngadalë prej panikut maqedonasit janë duke dal mendsh. Fjalën e kam për strukturat e Qeverisë së Maqedonisë të cilët u munduan të bëjnë gjithçka që ta parandalojnë fitoren, legjitimimin e kësaj platforme, platformës së PDSH-së. Ata janë të vetëdijshëm se në momentin që legjitimohet kjo platformë, s’ka send që e ndalon realizimin e saj”, ka shtuar Thaçi.
Bartësi i listës nga njësia e dytë zgjedhore Orhan Ibrahimi ndërkaq vlerësoi se shqiptarët nga rajoni i Likovës dhe i Kumanovës janë gjithnjë e më të varfër dhe se gjendjen e këtillë do ta ndryshojë PDSH-ja.
“Ne nuk e kuptojmë sjelljen e disa vasalëve të disa shqiptarëve që shtiren kinse e bashkë-qeverisin këtë shtet. Ata dhjetë vjet rresht e shfrytëzuan dhe e keqpërdoren vullnetin e shqiptarëve”, ka thënë Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *