Home / Lajme / Maqedoni / Do ta kthejmë dinjitetin

Do ta kthejmë dinjitetin

23 maj-“Duke analizuar me grupin e ekspertëve tonë programet e investimeve që janë miratua dhe realizua nga qeveria e deri më tashme dhe qeveritë parapake, ne do hasim qindra miliona euro para të investuara vetëm në vendbanimet maqedonase, vetëm për kulturën, arsimin, identitetin dhe rininë e tyre, mirëpo nuk ka para që janë investuar në vendbanimet tona”, tha Rufi Osmani i RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare të dielën ka mbajtur tubime me qytetarët në tri vendbanime të zonës së njësisë së dytë zgjedhore. Fillimisht ai ndaloi në Çair, pastaj në Hasanbeg dhe përfundoi në Haraçinë.

Osmani tha se këto vendbanime janë viktimë e një politike e cila nuk arriti t’ua kthejë dinjitetin këtyre qytetarëve dhe andaj nuk meritojnë mandat të ri dhe mbështetjen e popullit.

“Ne jemi këtu që ta kthejmë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe këtë do ta bëjmë pas 5 qershorit. Ne besojmë se pas këtyre zgjedhjeve, në këto zona do të jetë më ndryshe si në planin ekonomik ashtu edhe në atë politik”, tha lideri i RDK Rufi Osmani para banorëve të Haraçinës. RDK të hënën fushatën e vazhdon në rajonin e Likovës.

“Duke analizuar me grupin e ekspertëve tonë programet e investimeve që janë miratua dhe realizua nga qeveria e deri më tashme dhe qeveritë parapake, ne do hasim qindra miliona euro para të investuara vetëm në vendbanimet maqedonase, vetëm për kulturën, arsimin, identitetin dhe rininë e tyre, mirëpo nuk ka para që janë investuar në vendbanimet tona”, tha Rufi Osmani i RDK-së. (alsat-m)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *