Home / Lajme / Maqedoni / DR akuzon Qeverinë dhe gazetën KOHA

DR akuzon Qeverinë dhe gazetën KOHA

16 maj-Madje, duke pretenduar se ka informacione rreth shpërndarjen së tenderëve qeveritar për mediat, Nazifi ka thënë se kanë fituar mediat e afërta me Qeverinë, duke e futur në këtë thes edhe gazetën KOHA

– Korrupsioni i Qeverisë së VMRO-së dhe BDI-së nuk ka fund. Kjo Qeveri në ikje korrupton edhe mediat dhe i keqpërdor për interesa të ngushta partiake, duke financuar fushata partiake të VMRO-së dhe BDI-së me paratë e qytetarëve. Kështu të hënën ka theksuar kandidati i Demokracisë së Re, në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Abdylnadi Nazifi, duke marrë guximin për vlerësimin e mediave pro ose kundër qeveritare, bile edhe pro-politikës së Gruevskit. Madje, duke pretenduar se ka informacione rreth shpërndarjen së tenderëve qeveritar për mediat, Nazifi ka thënë se kanë fituar mediat e afërta me Qeverinë, duke e futur në këtë thes edhe gazetën KOHA. “Tani, para zgjedhjeve, Qeveria e Gruveskit ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me disa shtypshkronja dhe media për publicitet dhe shpallje në vlerë prej 150.000 euro. Këtë harxhim të këtillë të parave të popullit ne e konsiderojmë si skandaloz. Sipas informatave që kemi, Qeveria dhe organet shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje dyvjeçare për publicitet me 3 maj, edhepse zgjedhjet parlamentare janë shpallur më 15 prill. Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me gazetat Dnevnik, Utrinski Vesnik dhe Vest, me vlerë prej 62.000 euro, me gazetën Koha me vlerë prej 22.000 euro, me Nova Makedonija për 31.000 euro dhe me gazetën Veçer për 37.000 euro”, ka thënë Nazifi. Ai ka pyetur “pushtetarët e BDI-së se mendojnë se nga të gjitha gazetat shqiptare, vetëm gazeta KOHA, e cila tanimë i ngjan një gazete partiake të BDI-së, e meriton të merr paratë e popullit?”. Ndërkohë, pasi ka lexuar raportin e përgatitur, Nazifi nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetës KOHA se, a i dinë kriteret që gazetat duhet t’i plotësojnë për të konkurruar në tenderë dhe se, a ka informacione se asnjë medium shqiptar i shtypur, përveç KOHA-s, nuk ka konkurruar pikërisht për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tenderit?. “Ne e dimë vetëm se gazeta Koha ka marrë 22 mijë euro, kurse për të tjerat drejtoheni në media qendrën e partisë në Shkup”, ka thënë Nazifi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *