Home / Lajme / Maqedoni / DR-së prapë i kruhet me gazetën KOHA

DR-së prapë i kruhet me gazetën KOHA

17 maj-Nazifi dhe Nazifat tjerë, duke menduar me kokën e liderit të tij, akuzon se “nuk është as korrekte, e as etike të ndihmohen vetëm mediat që përkrahin politikën antishqiptare të Gruevskit”. Ai harron të pyet se pse pikërisht vetëm Gruevski është mik shpie i liderit të tij, Imer Selmani? Këto shpifje të DR-së ndaj gazetës Koha, nuk janë të rastësishme, por vijnë në kohën kur kjo gazetë bëri publike se kjo parti, si “pjellë” e Gruevskit, në këto zgjedhje ka vetëm një mision – përçarjen sa më të madhe të votës shqiptare, në mënyrë që të bie numri i deputetëve shqiptarë dhe si kundërshpërblim, e ka të garantuar pjesëmarrjen në qeveri, madje edhe me një “grusht” votash

Njëfarë Abdylnadi Nazifi të hënën bëri përpjekjen e parë për të dalë nga anonimiteti, duke na treguar se edhe në Tetovë paska DR. Dhe ky farë Nazifi vendosi të dalë në sipërfaqe, jo me diçka të mençur, me ndonjë projekt apo program, por duke e futur gazetën KOHA në një kontekst që s’ka të bëjë fare me realitetin. Natyrisht, ne e dimë se ky farë Nazifi as që ka lidhje me mediumet, por ai në këtë rast ka marrë rolin e një megafoni të prishur të mini-partisë së quajtur DR. Duket qartë se ky farë Nazifi dhe partia e tij qëllimisht kruhen me gazetën KOHA. Sepse, po të ishte ndryshe, atëherë ata do ta shtronin pyetjen e vërtetë dhe esenciale: përse mediumet shqiptare nga buxheti i përgjithshëm marrin aq pak mjete financiare?! Nëse mini-partia e Nazifit dëshiron të dëshmohet se është vërtetë shqiptare, atëherë do të duhet ta marrë guximin dhe problemin ta shtrojë në këtë mënyrë dhe jo duke belbëzuar e bërë zhurmë dhe duke u mbështet nga disa të dhëna të një mediumi maqedonas, që qëllim jetësor ka si e si shqiptarët të përdoren si “mish” për top, përkatësisht si mjet për realizimin e interesave jo shqiptare.
Mes tjerash, ky farë Nazifi, të hënën, midis Tetovës, publikisht do të shtrojë edhe këtë pyetje: “BDI-ja duhet të përgjigjet se a mendon se nga të gjitha gazetat shqiptare vetëm gazeta “Koha”, e cila tanimë i ngjan një gazete partiake të BDI-së, e meriton të merr paratë e popullit?”. Në fund të paraqitjes së tij të parë publike, gazetari ynë, kandidatit për deputet ia shtroi këto pyetje:
– A jeni të njohur me kriteret dhe kushtet që redaksitë duhet t’i plotësojnë për të konkurruar në tenderët qeveritar?
– A e dini se për të konkurruar në tenderët qeveritar, redaksia duhet të ketë minimumi 10 punëtorë të paraqitur me të gjitha tatimet e paguara, të mos ketë asnjë borxh ndaj Drejtorisë së të Hyrave Publike, të ketë tirazh të theksuar…?
Dhe natyrisht, Nazifi si Sizifi, nuk ishte në gjendje të çojë barrën deri aty ky duhej, duke thënë se për këto pyetje duhet të drejtoheni te “qendra e tyre në Shkup”, pikërisht te ajo qendër ku ka kohë që thuren konstruksionet më të pista në adresë të gazetës KOHA.
Nazifi dhe Nazifat tjerë, duke menduar me kokën e liderit të tij, akuzon se “nuk është as korrekte, e as etike të ndihmohen vetëm mediat që përkrahin politikën antishqiptare të Gruevskit”. Ai harron të pyet se pse pikërisht vetëm Gruevski është mik shpie i liderit të tij, Imer Selmani? Këto shpifje të DR-së ndaj gazetës Koha, nuk janë të rastësishme, por vijnë në kohën kur kjo gazetë bëri publike se kjo parti, si “pjellë” e Gruevskit, në këto zgjedhje ka vetëm një mision – përçarjen sa më të madhe të votës shqiptare, në mënyrë që të bie numri i deputetëve shqiptarë dhe si kundërshpërblim, e ka të garantuar pjesëmarrjen në qeveri, madje edhe me një “grusht” votash (me përgjegjësin më të madhe para lexuesit qëndrojmë prapa kësaj, shumë shpejt kjo do dëshmohet). Puna e gazetës KOHA është publike dhe ne nuk fshehim asgjë. Ne rregullisht përcjellim tenderat e Qeverisë dhe të ministrive dhe natyrisht konkurrojmë. Por, për të konkurruar ka kushte të caktuar, për të cilat janë të njoftuar edhe mediumet tjera, përfshi edhe ato shqiptare. E shohim të rrugës që t’ia sqarojmë këto kushte edhe këtij farë Nazifit dhe partisë së tij. Për të konkurruar në tender, mes tjerash, nevojitet edhe dëshmi se gazeta ka minimum 10 të punësuar për të cilët paguan kontributet (KOHA ka tirazh me shumë se sa të gjitha gazetat tjera bashkërisht), ndikimi në opinion (KOHA, sipas sondazheve të deritanishme, është lider në këtë drejtim), boniteti (aftësia paguese) etj. Këto janë disa nga kërkesat e tenderëve, të cilat, fatkeqësisht mediumet tjera shqiptare (të shtypura), nuk mund t’i realizojnë, gjë që ne seriozisht vlerësojmë se është hendikep i madh jo vetëm tani, por gjatë gjithë kohës që nga nisja e periudhës pluraliste në Maqedoni. Kjo është e vërteta e gjithë problemit. Kurse Nazifi dhe partia e tij duhet të reflektojnë ndryshe dhe ta shohin oborrin e vet dhe jo të merren me intriga, të cilat ditë për ditë po ju kthehen si bumerang. Tash për tash kaq…

Redaksia e gazetes Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *