Home / Lajme / Maqedoni / DR shprehë shqetësime në Ditën e Evropës

DR shprehë shqetësime në Ditën e Evropës

9 maj-Sipas saj, Demokracia e Re në boshtin e veprimit të saj i ka vlerat më të larta demokratike, bashkëkohore të Evropës së bashkuar. “Andaj, të gjitha këto dukuri dëshmitarë të të cilave jemi, janë të largëta dhe të papranueshme dhe ne gjithmonë do të jemi zëri më i ashpër kundër tyre. Sepse, Demokracia e Re e din se si Maqedonia bëhet Evropë”, theksoi Filiz Ndoci.

Demokracia e Re (DR) ka shprehur reagime për gjendjen e rëndë politike në Maqedoni me rastin e Ditës së 9 Majit-Ditës së Evropës.

“Sot, kur shënojmë Ditën e Evropës ne fatkeqësisht ndjehemi thuajse jetojmë në ndonjë kontinent tjetër. Ndjehemi kështu sepse jetojmë në një shoqëri të ndarë etnikisht, në një shtet me administratë të partizuar, në një Maqedoni që është bërë pronë e partisë në pushtet, VMRO_DPMNE-së. Pra, në Ditën e Evropës ne mund të konstatojmë se sa larg jemi nga pjesa tjetër e kontinentit tonë, mund të konstatojmë se jetojmë në shtet ku mediat e lira janë burgosur në burgun e Shutkës ndërsa disa media tjera janë shndërruar në megafonë të partive në pushtet”, theksoi përfaqësuesja e kësaj partie, Filiz Ndoci.

Ajo theksoi se DR ngrit zërin kundër dukurive negative në shoqërinë tonë, pikë së pari kundër trysnisë ndaj mediave të lira.

“Duke rikujtuar vlerat e Evropës së sotme të bashkuar, ne gjithnjë e më shumë ndjehemi thuajse jemi banorë të ndonjë shteti latino-amerikan ku sundojnë nëntoka politike apo mafia. Kjo më së miri shihet në sferën e gjyqësorit, reflektohet me trysnin e egër që u bëhet mediave të cilat nuk pranojnë të bëhen zëdhënëse të kësaj Qeverie të përbërë nga koalicioni VMRO – DPMNE dhe BDI, Qeveri e cila me politikëbërjen e saj më shumë ka kontribuar ta largojë Maqedoninë nga pjesa tjetër e civilizuar e Evropës”, theksoi Ndoci.

Sipas saj, Demokracia e Re në boshtin e veprimit të saj i ka vlerat më të larta demokratike, bashkëkohore të Evropës së bashkuar. “Andaj, të gjitha këto dukuri dëshmitarë të të cilave jemi, janë të largëta dhe të papranueshme dhe ne gjithmonë do të jemi zëri më i ashpër kundër tyre. Sepse, Demokracia e Re e din se si Maqedonia bëhet Evropë”, theksoi Filiz Ndoci.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *