Home / Lajme / Maqedoni / Është koha të ndërpritet diskriminimi

Është koha të ndërpritet diskriminimi

17 maj-PDSH fushatën e filloi në Kondovë, nga ku kreu i partisë Thaçi tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedon

Partia Demokratike Shqiptare me tubimin e mbrëmshëm në Kondovë, e shënoi startin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme. Kreu i partisë Menduh Thaçi me këtë rast tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni.

“Duke votuar PDSH-në votoni për të drejtat e shqiptarëve. Votoni kundër degradimit të shqiptarëve që po ndodh tri vitet e fundit. Sytë e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria janë të drejtuar kah PDSH-ja, ajo të luftojë kundër degradimit të shqiptarëve që po duket në shpërndarjen e parave nga Buxheti, gjatë ndërtimit të kishave. Ky degradim do të ndalet më 5 qershor”, tha Thaçi. Ai më tej potencoi se shtylla e interesave të shqiptarëve janë Shkupi dhe Kumanova, për të shtuar se partia në pushtet BDI e ka ulur çmimin e shqiptarëve si popull dhe kjo, tha Thaçi, ka kontribuar në degradimin e tyre nga maqedonasit. Ai tha se e tërë aleanca kuq-e zi do të votojë kundër kësaj qeverie.

PDSH i prezantoi edhe kandidatët në njësinë e parë zgjedhore. Bartësi i listës Bekim Fazliu tha se në shtet sundon diskriminim ndaj shqiptarëve. Ai më tej shtoi se Kondova nga ku po fillojnë do të jap kontributin maksimal për suksesin e PDSH-së në zgjedhje.

Tubimi në Kondovë përfundoi me fishekzjarr, që edhe e shënoi fillimin e fushatës së PDSH-së, e cila do të zhvillohet me moton “Hajdeni me ne”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *