Home / Lajme / Maqedoni / Fabrikat” që prodhojnë magjistra e doktorë

Fabrikat” që prodhojnë magjistra e doktorë

31 maj-Universitetet janë shndërruar në “kioska” që shesin diploma dhe në “fabrika” që prodhojnë magjistra dhe doktorë shkencës, kështu që për cilindo që ka para, nuk është e vështirë t’i marrë të gjitha diplomat e kualifikimit shkencor, pa pyetur askush se në cilin nivel janë njohuritë e tija shkencore. Pasojat vetëm se kanë filluar të ndjehen. Një armatë e tërë të papunësh, të pajisur me diploma dhe tituj shkencor që presin punë – nga njëra anë, kurse nga ana tjetër, ngërçe të shumta në secilën reformë që ndërmerret dhe në çdo segment

xjerrja pa kriter e kuadrove, sidomos gjatë periudhës së dy dekadave të fundit, e ka shndërruar Maqedoninë në modelin e anti-profesionalizmit. E, sikurse thotë një fjalë e urtë popullore, “peshku prishte nga koka”, edhe në rastin konkret, peshën më të madhe të fajit për devalvimin e vlerave dhe rënien e cilësisë së kuadrove duhet ta ketë vetë shteti. Sepse është vetë ai, përmes institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe një sërë mekanizmave të tjerë në varësi të saj (si Agjencisë për zhvillimin e arsimit dhe Drejtoria për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë), që caktojnë vijat që ndërtojnë dhe i japin formë sistemit. Në Maqedoni nuk ka mbetur qytet ku të mos jetë hapur nga një fakultet dhe nuk ka mbetur fondacion i jashtëm që ka kërkuar dhe nuk ka marrë një leje për hapjen e universitete private. Universitetet janë shndërruar në “kioska” që shesin diploma dhe në “fabrika” që prodhojnë magjistra dhe doktorë shkencës, kështu që për cilindo që ka para, nuk është e vështirë t’i marrë të gjitha diplomat e kualifikimit shkencor, pa pyetur askush se në cilin nivel janë njohuritë e tija shkencore.
“Ka humbur rëndësia dhe pesha e prodhimit të kuadrove, në kuptimi meritor të fjalës. Sepse, kohëve të fundit, kemi një rënie drastike të cilësisë së kuadrove. Brenda natës po na dalin magjistra dhe doktorë anonimë, të panjohur për shkencën”, thotë prof.dr. Nehas Sopaj. Sopaj, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup, thotë se liberalizimin e pa kontrolluar të arsimit të lartë po e paguajmë të gjithë. “Institucionet e larta arsimore janë shndërruar në fabrika të tmerrshme të prodhimit të kuadrove jo profesioniste. Jemi bërë modeli i antiprofesionalizmit”, shton ai, duke vërejtur se këtij sistemi të tmerrshëm të antivlerave po i nënshtrohet edhe Kosova dhe Shqipëria. Mirëpo, situata në Maqedoni, sipas tij, është shumë më alarmante. Sopaj, nga përvoja e vet 30 vjeçare si profesor universitar, thotë se sistemi i vlerave ka pësuar rënie drastike dhe nga kjo përfitojnë karrieristët dhe jo profesionistët.
“Të merrje para 30 viteve titullin magjistër duhej të derdhje shumë mund, kurse për doktor shkencave duhej të të thinjen flokët – e thënë në mënyrën figurative. Kurse tani titujt merren brenda natës, sepse nuk i kushtohet më rëndësi nëse këta njerëz kanë sjell ndonjë vepër shkencore dhe i kanë kontribuar shkencës me diçka”, shprehet Sopaj. Ai ndjen keqardhje që këtij sistemi të mbrapsht nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as albanologjia dhe mësuesia, dy fusha në të cilat shqiptarët e Maqedonisë prinin me kuadro, për dallim prej fushave tjera.
Këtë mendim e ndan edhe profesori tjetër universitar Xheladin Murati, kur thotë se “përpara kishim pak arsimtar, por shumë të mirë, kurse tani kemi shumë arsimtar, por shumë të dobët”. Kjo parantezë vlen për të gjithë kuadrot në përgjithësi, thotë Murati, në karrierën e të cilit qëndrojnë rreth 40 vjet përvojë pune në arsim. Nëse flasim për kuadrin e shkollave të procesit edukativo arsimor në të gjitha nivelit (shkollë fillore, e mesme dhe universitete), cilësia të gjeneratat e reja është dukshëm më e ulët se sa te gjenerata e vjetra, thotë prof. dr. Murati. Këtë situatë ai e shpjegon me tranzicionin e zgjatur. “Në kohën kur ende jemi në kërkim të vlerave, pasi vlerat nuk e kanë gjetur ende vendin e vet, edhe procesi i krijimit të kuadrove do të jetë më tepër një sistem antivlerash se sa vlerash të mirëfillta për krijimin e kuadrove cilësor”, shpjegon Murati. Pra, kemi një rënie të dukshëm të cilësisë së kuadrove dhe për këtë nuk do ta akuzoj vetëm procesin e Bolonjës për masivizimin dhe seleksionimin e kuadrove, nënvizon profesor Murati. Sipas tij, peshën më të madhe të fajit e mbajnë kreatorët e sistemit arsimor, pasi rënia e cilësisë së kuadrove tregon se procesi i Bolonjës nuk është kuptuar apo adoptuar si duhet.
Sa më të dobët të jenë kuadrot që nxjerrim sot, aq më e pasigurt është ardhmëria e shoqërisë. Sepse, kuadrot e dobëta, që nxjerrin institucionet tona, si ato universitete publike ashtu edhe ato private, do të zënë pozicione prej të cilave varet mirëqenia dhe ardhmëria jonë. Po nxorëm studentë të dobët në pedagogji, albanologji, mekësi apo mekanikë, do të kemi mësues, mjekë dhe inxhinier të dobët. Mësuesit që për vete kanë qenë nxënës dhe student të dobët, nuk do të dinë t’i mësojnë në mënyrë kualitative fëmijët tanë, universitete që nxjerrin mjekë vetëm për të dhënë diploma, do të na nxjerrin mjekë të paaftë për të ruajtur shëndetin tonë, e ata që kanë marrë vetëm një diplomë dhe thirrje shkencore në ekonomia ose inxhinieri, vetëm dëme do të na sjellin. Ka rreth 15 vite që në emër të liberalizmit të arsimit të lartë, Maqedonia është bërë terreni ku universitete mbinë se “kërpudhat pas shiut”. Mirëpo, gjithë ky liberalizim pa karar i arsimit të lartë po i kthehet shoqërisë si “bumerang”. Kurse pasojat vetëm se kanë filluar të ndjehen. Një armatë e tërë të papunësh, të pajisur me diploma dhe tituj shkencor që presin punë – nga njëra anë, kurse nga ana tjetër, ngërçe të shumta në secilën reformë që ndërmerret dhe në çdo segment. Prof.dr. Sopaj, thotë se është për të ardhur keq, që rënie të dukshme në cilësinë e kuadrove vërehet edhe në fushën e albanologjisë dhe mësuesisë, dy sferë në të cilat shqiptarët prinin deri vonë me kuadër relativisht të mirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *