Home / Lajme / Maqedoni / Festa e Shkëndijës bashkoi shqiptarët

Festa e Shkëndijës bashkoi shqiptarët

28 maj-Afër 15 mijë tifoz të veshur Kuq e Zi, kanë festuar dhe përkrahur ekipin e Shkëndijës jo vetëm gjatë gjithë kësaj ndeshje por gjatë gjithë kampionatit. Këngë, brohoritje, fishekzjarre dhe përkrahje deri në maximun për heronjtë e vërtetë në terenin e gjelbërt.
Që nga fillimi I ndeshjes e deri në minutat e fundit të takimit tifozeria kuq e zi ka kënduar këngën Besa Besë ndërsa gjatë gjithë kohës janë lëshuar flamuj të ndryshëm me shkrime të nga më të ndryshmet.

Pas tridhjetë e dy vitesh ekzistimi, pas shumë padrejtësive dhe peripecive të ndryshme, Klubi Futbollistik Shkëndija arriti të bëhet kampion në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa ndeshja e fundit e zhvilluar pak para këtyre çasteve ka qenë moment një moment I veçantë në Historinë e qytetit të Tetovës.
Edhe pse ndeshja e sotme mes ekipit të Shkëndijës dhe Metalurgut ka përfunduar me rezultat 2-2 me golat e shënuar nga Feran Hasani dhe Nebi Mustafi që në pjesën e parë, kjo nuk ka prishur asgjë që tifozët e Shkëndijës “Ballistët” të krijojnë atmosferë të vërtetë që mund të shihet vetëm në stadiumet evropiane. Festimi i Shkëndijës ka bashkuar sot të gjithë, në një vend për një qëllim.

Afër 15 mijë tifoz të veshur Kuq e Zi, kanë festuar dhe përkrahur ekipin e Shkëndijës jo vetëm gjatë gjithë kësaj ndeshje por gjatë gjithë kampionatit. Këngë, brohoritje, fishekzjarre dhe përkrahje deri në maximun për heronjtë e vërtetë në terenin e gjelbërt.
Që nga fillimi I ndeshjes e deri në minutat e fundit të takimit tifozeria kuq e zi ka kënduar këngën Besa Besë ndërsa gjatë gjithë kohës janë lëshuar flamuj të ndryshëm me shkrime të nga më të ndryshmet.

Pika e parë kulminante e festës së sotme ka qenë minuta e 79 e takimit kur për disa minuta rresht është ndërprerë takimi ndërsa në stadium është krijuar atmosfera e kampionëve të vërtetë të ligës së parë, ku janë hedhur më mijëra fleta të bardha dhe janë ndezur fishekzjarre përgjatë gjithë stadiumit.

Pas përfundimit të takimit ka ardhur momenti i dytë kulminant kur për herë të parë Trofeu është në duart e futbollistëve të Shkëndijës.
Koreografi impozante dhe atmosferë e paparë deri më tani në stadiumin e Tetovës.

Së pari kryesia e pastaj edhe futbollistët thirren një nga një për të pranuar medaljet për Titullin e fituar.
Është Kapiteni Nebi Mustafi ai i cili prano
n kupën nga të deleguarit e Lidhjes Futbollistike të Maqedonisë dhe festa shpërthen. Shpërthen edhe stadiumi Kampione, Kampione ….

Delirium I vërtetë në Stadiumin Historik të Tetovës. Shkëndija është kampion i Maqedonisë në Futboll, në sezonin 2010 /2011. Të gjithë janë në këmbë dhe momente emocionuese përfshinë tribinat e stadiumit të mbushur deri në karrigen e fundit.

Festa e shpalljes së Shkëndijës kampion, vijon edhe më tej në qendër të Tetovës ndërsa pritet që gjatë gjithë natës të ketë festë në Sheshin Iliria në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *