Home / Lajme / Rajon / Fitorja e PDSH, tentohet të parandalohet

Fitorja e PDSH, tentohet të parandalohet

29 maj-Gjithë populli pleq, plaka, të ri e të reja të dalim në manifestimin e ditës së enjte sepse kjo do quhet demonstrata, protesta publike e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë për këtë gjendje të rëndë të vështirë dhe të mjerueshme”, tha Thaçi.

Karvani i Partisë Demokratike Shqiptare të shtunën ndaloi në rajonin e Velesit, sikurse edhe në atë të Tetovës. Gjatë kësaj kreu i partisë Menduh Thaçi, ka apeluar që kjo javë e fundit parazgjedhore të merret më seriozisht sepse bëhet fjalë për një betejë të rëndësishme të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai gjithashtu nga Carshia e Epërme e Tetovës ka deklaruar se po tentohet të parandalohet me çdo kusht fitorja e PDSH-së.

“Ditët e fundit duhet ta ngritim nivelin e seriozitetit dhe këmbëngulësisë tonë për të ec përpara sepse, ata janë duke i lënë mendtë prej panikut, nuk e kam fjalën për Ali Ahmetin dhe BDI-në, por për të gjitha strukturat e qeverisë së Maqedonisë të cilat do mundohen të bëjnë gjithçka që ta parandalojnë fitoren dhe legjitimimin e kësaj platforme dhe kanë të drejtë sepse ata janë të vetëdijshëm se në momentin që do legjitimohet kjo platformë ajo veçmë është e realizuar. Gjithë populli pleq, plaka, të ri e të reja të dalim në manifestimin e ditës së enjte sepse kjo do quhet demonstrata, protesta publike e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë për këtë gjendje të rëndë të vështirë dhe të mjerueshme”, tha Thaçi.

Ndërsa kandidatja për deputete e kësaj zone, Merale Ferati, ka përmendur para banorëve se kryesorja në të cilën do fokusohet PDSH-ja në mandatin e saj do të jetë shëndetësia, e cila sipas saj ka nevojë jo vetëm për kamera por edhe për investime më serioze.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *