Home / Lajme / Maqedoni / Halili kritikon Moisiun

Halili kritikon Moisiun

8 maj-Ju jeni dëshmitarë se edhe në mediat maqedone edhe në ato shqipe është nxjerrë një hartë ku Ilirida është përmendur si etnitet i posaçëm si Shqipëria e Kosova poashtu edhe Ilirida, prandaj një gjë të tillë zoti Moisiu nuk është dashur t’i lejojë vetes dhe të gjithë përfaqësuesve tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës zyrtare” tha Nevzat Halili, kryetar i Iliridës

Pas paraqitjes së idesë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nga ish kreu i shtetit shqiptar Alfred Moisiu, ka reaguar sot kryetari i Iliridës Nevzat Halili. Sipas tij burrështetasit shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shumë pak e përmendin shtetin e Iliridës. “Dje në mjetet e informimit u dëgjua deklarata e ish presidentit të Shqipërisë zotit Alfred Moisiu , i cili thotë se duhet të bëhet bashkimi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe këtë e thotë se fillimisht ky bashkim duhet bërë në formë të konfederatës, apo unë them Shqipërisë Londineze apo administrative dhe Kosovës. Unë mendoj se në emër të institucioneve të Republikës së Iliridës, ne protestojmë ashpër lidhur me këtë sepse, Institucionet e Republikës së Shqipërisë zyrtare dhe të Kosovës shumë pak përmendin Republikën e Iliridës. Ju jeni dëshmitarë se edhe në mediat maqedone edhe në ato shqipe është nxjerrë një hartë ku Ilirida është përmendur si etnitet i posaçëm si Shqipëria e Kosova poashtu edhe Ilirida, prandaj një gjë të tillë zoti Moisiu nuk është dashur t’i lejojë vetes dhe të gjithë përfaqësuesve tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës zyrtare” tha Nevzat Halili, kryetar i Iliridës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *