Home / Lajme / Maqedoni / Hapet solemnisht shtabi qendror i RDK-së në Gostivar

Hapet solemnisht shtabi qendror i RDK-së në Gostivar

9 maj-“Prania juaj kaq e madhe, dëshmoi se nuk kemi gabuar kur këtë lokal kaq të madh e zgjodhëm si shtab qendror të partisë këtu në Gostivar”, theksoi kryetari Rufi Osmani i cili njëherit shpalosi pikat kryesore në të cilat do të fokusohet RDK gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë veprimit të saj politik.

Në prezencë të një numri të madh anëtarësh dhe simpatizantë të Rilindjes Demokratike Kombëtare u bë hapja solemne e shtabit qendror të partisë në Gostivar, duke shprehur në këtë mënyrë gatishmërinë e tyre për fillimin e aktiviteteve partiake gjatë fushatës zgjedhore.

“Prania juaj kaq e madhe, dëshmoi se nuk kemi gabuar kur këtë lokal kaq të madh e zgjodhëm si shtab qendror të partisë këtu në Gostivar”, theksoi kryetari Rufi Osmani i cili njëherit shpalosi pikat kryesore në të cilat do të fokusohet RDK gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë veprimit të saj politik.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kandidatët për deputet nga dega e Gostivarit: Naxhi Xhelili, Fadil Zendeli, Flamure Demiri – Kreci, Yllza Mislimi dhe Besim Mehmedi.

“Oponentët tanë politik thonë për ne se nuk dimë të bëjmë politikë. Ndërsa ne u themi atyre: Po, është e vërtetë se nuk dimë, por nuk dimë të tradhtojmë., nuk dimë të gënjejmë, nuk dimë të korruptohemi dhe nuk dimë edhe një sërë punësh tjera negative, në të cilën fushë tanimë janë dëshmuar shumica e oponentëve tanë politikë”, tha në fjalën e tij kandidati për deputet Naxhi Xhelili, sekretar aktual i komunës së Gostivarit, duke shprehur bindjen e tij për një fitore të thellë të RDK-së më 5 qershor.

Fjalë rasti mbajti edhe dr.Fadil Zendeli, kryetar aktual i Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe kandidat për deputet në listën e RDK-së për Njësinë zgjedhore nr.6 . Ai foli për përcaktimet programore të Rilindjes Demokratike Kombëtare si parti e cila del me ofertë më ndryshe nga partitë ekzistuese në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Kandidatet për deputete Flamure Demiri – Kreci dhe Yllza Mislimi para simpatizantëve thanë se do të angazhohen që femra shqiptare të zë vendin e merituar në shoqërinë e vendit ndërsa Besim Mehmedi në fjalimin e tij më shumë u përqendrua në angazhimin e tij për përmirësimin e gjendjes në lëmin e shëndetësisë.

Shtabi qendror i RDK-së për Gostivarin gjendet në rrugën Beliçica nr.12. Në ditët në vijim, RDK- dega në Gostivar, do të hap mini-shtabe zgjedhore në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e banuara me shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *