Home / Sport / Hasani, Berisha dhe Abdulla në Belgjikë???

Hasani, Berisha dhe Abdulla në Belgjikë???

Paraqitjet e mira në teren të futbollistëve të Shkëndijës vazhdojnë të bëjnë jehonë të madhe edhe jashta vendit, kur klube të huaja interesohen për shërbimet e ‘kuqezinjëve’. Pas interesimit të vazhdueshëm, së fundmi skautë të skuadrave belge kanë qëndruar në Tetovë, ku mes tjerash kanë shprehur interesim për Ferhan Hasanin, Sedat Berishën dhe Xhelil Abdulla. Mësohet se për menaxherët nga Belgjika interesant është edhe një 15-të vjeçar i Shkëndijës, emir i të cilit mbahet i fshehur.

Viti historik i KF Shkëndija e Tetovës dhe paraqitjet e shkëlqyeshme në kampionatin e sivjetshëm kanë bërë që shumë menaxherë të ndjekin futbollistë të kësaj skuadre. Tani më një kohë është bërë zakon që futbollistë të Shkëndijës të jenë në qendër të interesimit të klubeve të jashtme, ndërsa së fundmi në Tetovë janë parë menaxherët e njohur të futbollit Qerim Likaj dhe Dirk De Vriese. Sipas inofrmatave të afërta ata janë të interesuar për Ferhan Hasanin. Ndërkohë interesim ka edhe për Sedat Berishën, por edhe për një talent 15 vjeçar, emri i të cilit mbetet sekret. Menaxheri i futbollit Qerim Likaj i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, së bashku me menaxherin Dirk De Vriese nga Luksemburgu në orët e pasditës së martë kanë qëndruar në Tetovë, ku në Restorantin “Kurtishi” në Reçicën e Vogël janë takuar me nënkryetarin e KF Shkëndija, Idriz Ibishin. Temë e bisedës padyshim kanë qenë futbollistët e Shkëndijës, ku është negocuar për mundësinë e transferimit të disa futbollistëve të talentuar nga kjo skuadër në ndonjë eik belg. Menaxherët nga Belgjika Qerim Likaj dhe Dirk De Vriese kanë qenë prezent në ndeshjen e së dielës ndërmjet Shkëndijës dhe Napredokut, duke cektur se në sy u ka rënë Ferhan Hasani, si dhe Sedat Berisha e Xhelil Abdulla. “Ka perspektivë, por duhet të shihen edhe në ndeshjet tjera. Ferhan Hasani është lojtar shumë i mirë dhe ka perspektivë”, është shprehur për mediat menaxheri shqiptar, Qerim Likaj. Ndryshe Likaj ka ndërmjetësuar transferimin e talentit aktualisht më të madh shqiptar në Evropë, 16 vjeçarin Adnan Jonuzaj në ekipin Mançester Junajted. “Ai aktualisht është talenti më i madh në futbollin evropian, ndoshta edhe në botë. Në moshën e tij Adnan Jonuzaj konsiderohet talenti më madh i futbollit në botë”, ka deklaruar Likaj. Jozyrtarisht mësohet se për futbollistët e Shkëndijës, Hasanin, Berishën dhe Abdullain ka interes nga disa skuadra belge, në rradhë të parë nga FC Gent. Megjithatë as menaxherët e as nga tabori i Shkëndijës nuk kanë përmendur emra ekipesh dhe futbollistësh, duke i’a lënë gjithçka kohës. Nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, është shprehur i hapur për negociata, mirëpo duke lënë të kuptohet se Shkëndija bisedon me të gjithë të interesuarit, për të vendosur në fund sigurisht për ofertën më interesante dhe tëheqëse për skuadrën dhe futbollistët. Përveçfutbollistëve të lartë përmendur, menaxherët nga Belgjika kanë bërë me dije se kanë interes edhe për një talent 15-të vejeçarë nga tabori i Shkëndijës, emrin e të cilit kanë preferuar ta mbajnë sekret. Sigurisht pritet që në ditët në vijim të shpalosen më shumë detaje nga takimi në fjalë, kur edhe do të vendoset nëse ndonjëri prej futbollistëve ‘kuqezi’ do ta vazhdojë karierën jashta Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *