Home / Lajme / Maqedoni / Haxhirexha:Qeveria ndan karburante nga rezervat vetëm për maqedonasit

Haxhirexha:Qeveria ndan karburante nga rezervat vetëm për maqedonasit

11 maj-Ky diskriminim që u bëhet komunave shqiptare më së miri tregon mospërfilljen e Gruevskit ndaj BDI-së dhe të vërtetën se BDI-ja funskionon si degë partaike e VMRO-DPMNE-së. NE shfrytëzojmë ratsin të porosisim Gruevskin t`i mbajë arg duart nga pjesa e pronës që u takon shqiptarëve sepse vasalizmit të BDI-së po i vjen fundi”, tha Haxhirexha, gjatë një pres konference të mërkurën në Tetovë.

Demokracia e Re ka denoncuar një vendim të qeverisë i miratuar tre ditë para shpërbërjes së parlamentit ku lejohet që 55 mijë litra naftë nga rezervat shtetërore për qytetet që janë ekskluzivisht të banuara me qytetarë maqedonas e që njihen si bastione të VMRO-DPMNE-së.Sipas Kastriot Haxhirexhës, kryetar i kuvendit qendror të DR-së edhe bartës i listës në njësinë numër 6, Dr është e habitur me indiferentizmin që tregon BDI-ja për këto vendime që favorizojnë komunat maqedonase dhe anashkalon komunat ku banojnë shqiptarët. “ Ndaj me të drejtë pyesim përfaqësuesit e BDI-së se a janë të vetëdijshëm sa shtrenjtë e paguajnë qytetarët shqiptarët vasalizmin dhe sjelljen prej poltroni të Ali Ahmetit në qeverinë e Gruevskit. Mos vallë BDI mendon se nuk mjaftuan me qindra miliona euro edhe të taksapaguesve shqiptarë që u harxhuan nga kjo qeveri më antishqiptare deri më tani, për ndërtimin e përmendoreve e ksihave , e që tani po asaj qeverie t`ja dhurojnë edhe rezervat shtetërore të naftës. Pyesim BDI-në se prej nga gjithë ai guxim që më parat e shqiptarëve ta ndihmojmë Gruevskin që t`I fitojë këto zgjedhje parlamentare.BDI edhe njëherë duhet t`u përgjigjet shqiptarëve pse me aq papërgjegjësi sillet ajo ndaj hises tonë në këtë shtet e të cilin me pëlqimin e saj gjer më tani e shfrytëzoi vetëm Gruevski për projektet më antishqiptare. Sipas informatave tona, karburantët nga rezrevat shtetërore u janë ndarë komunave Bosilovo, Demir Hisar, Resnjë dhe Veles. Të gjitha këto komuna kryesohen nga përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. Ky diskriminim që u bëhet komunave shqiptare më së miri tregon mospërfilljen e Gruevskit ndaj BDI-së dhe të vërtetën se BDI-ja funskionon si degë partaike e VMRO-DPMNE-së. NE shfrytëzojmë ratsin të porosisim Gruevskin t`i mbajë arg duart nga pjesa e pronës që u takon shqiptarëve sepse vasalizmit të BDI-së po i vjen fundi”, tha Haxhirexha, gjatë një pres konference të mërkurën në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *