Home / Lajme / Maqedoni / Hidhet shorti i listave

Hidhet shorti i listave

13 maj-Kësisoj partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim do të renditet e shtata në listë, menjëherë pas saj, respektivisht e teta do të renditet Partia Demokratike Shqiptare. Rilindja Demokratike Kombëtare, në zgjedhjet e parakohshme në listën zgjedhore do të jetë e renditur e 17-ta, DR – 1, PPD – 16, BDK – 11, BDSH – 4.

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sot u definua renditja e partive politike në listat e votimit për zgjedhjet e 5 qershorit. Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësues të të gjitha partive politike.

Kësisoj partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim do të renditet e shtata në listë, menjëherë pas saj, respektivisht e teta do të renditet Partia Demokratike Shqiptare. Rilindja Demokratike Kombëtare, në zgjedhjet e parakohshme në listën zgjedhore do të jetë e renditur e 17-ta, DR – 1, PPD – 16, BDK – 11, BDSH – 4.

Nga ana tjetër partia më e madhe maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE me koalicionin, do të jetë e renditur me numrin 5, ndërsa LSDM dhe koalicioni me numër 10. E fundit në listën zgjedhore, pra e 18-ta do të jetë partia Të Bashkuar për Maqedoninë.

Ndryshe, nga 19 subjekte, sa kishin paraqitur fillimisht listat e tyre për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme, vetëm një prej tyre është eliminuar nga gara, meqë nuk ka pasur dokumentacionin e plotësuar sipas parashikimeve ligjore. Ky subjekt është Lidhja e Qytetarëve – SGA.

Fushata do të fillojë më 16 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor, kur edhe fillon heshtja zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *