Home / Lajme / Maqedoni / Hidhet shorti i listave

Hidhet shorti i listave

13 maj-Nga 19 subjekte, sa kishin paraqitur fillimisht listat e tyre për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme, vetëm një prej tyre është eliminuar nga gara, meqë nuk ka pasur dokumentacionin e plotësuar sipas parashikimeve ligjore.

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sot do të hidhet shorti, me çka edhe do të përcaktohet renditja e partive politike në listat e votimit për zgjedhjet e 5 qershorit.

Nga 19 subjekte, sa kishin paraqitur fillimisht listat e tyre për kandidatë për zgjedhjet e ardhshme, vetëm një prej tyre është eliminuar nga gara, meqë nuk ka pasur dokumentacionin e plotësuar sipas parashikimeve ligjore. Ky subjekt është Lidhja e Qytetarëve – SGA, ndërsa 7 partitë shqiptare – BDI, PDSH, RDK, DR, PPD, BDSH e BDK, do të marrin pjesë pa asnjë problem në zgjedhjet e 5 qershorit.

Ndryshe, fushata do të fillojë më 16 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor, kur edhe fillon heshtja zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *