Home / Lajme / Maqedoni / Incidentet parazgjedhore, të dëmshme për të gjithë

Incidentet parazgjedhore, të dëmshme për të gjithë

15 maj-Komuniteti ndërkombëtar pret nga ne që të zhvillohen zgjedhje të lira pa tensione pa dhunë, frikë dhe sigurisht që për këto ne do notohemi në konferencat e radhës të BE-së”, deklaroi Ahmeti. Ai duke folur për platformën e BDI-së tha se e njëjta do të shtrihet në shumë rrafshe.

Partitë politike të bllokut maqedonas të ulin gjakrat dhe të gjejnë mirëkuptim mes veti, sepse incidentet parazgjedhore janë të dëmshme për tërë popullin e Maqedonisë. Kështu është shprehur kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë zgjedhjes së kryesisë dhe kryetarit të ri të Forumit Rinor të kësaj partie, Dega në Tetovë.

“Ne si parti politike, por edhe partitë tjera kem i investuar dhe kontribuuar që të vendosim vlera, të respektohet qytetari, kështu që, të gjithë kemi punuar në këtë drejtim dhe besoj se kemi një situatë më se të qetë dhe të dëshirueshme edhe nga qytetarët. Sa i takon bllokut politik maqedonas uroj që të ulen gjakrat, uroj që partitë politike të gjejnë mirëkuptim mes veti sepse pavarësisht se ku ndodhin problemet, tek shqiptarët apo tek maqedonasit, koston e paguan Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar pret nga ne që të zhvillohen zgjedhje të lira pa tensione pa dhunë, frikë dhe sigurisht që për këto ne do notohemi në konferencat e radhës të BE-së”, deklaroi Ahmeti. Ai duke folur për platformën e BDI-së tha se e njëjta do të shtrihet në shumë rrafshe.

“BDI ka të përpunuar një platformë jashtëzakonisht shkencore dhe të kapshme për qytetarët e Maqedonisë, në veçanti për shqiptarët, duke filluar që nga avancimi i mëtejmë i çështjes kombëtare, e deri tek fusha e investimeve, ekonomia, arsimi, shëndetësia kultura, pra të gjitha këto çështje janë të trajtuara dhe janë të përpunuara” , ka sqaruar Ahmeti. Ndryshe kryetar i degës së FRBDI-së është zgjedhur Bekim Mehmeti.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *