Home / Sport / K A M P I O N E

K A M P I O N E

Kampione, kampione, … Kjo ishte kënga që mund të ndëgjohej të martën në Tetovë. Festa mund të fillojë, pasi përfundoi gjithçka. Tani më nuk egziston as dilema më e vogël, pasi Shkëndija edhe matematikisht ka siguruar titullin e kampionit, dy javë para mbylljes së sezonit garues. Shkëndija të martën mundi Rabotniçkin 2:1, duke festuar titullin në stil të lartë. Renova duket shumë pranë Europës pas barazimit pa gola me Metalurgun, ndërsa Vardari përfundimisht largohet nga Liga e Parë.

32 vite egzistencë e përcjellë me vuajtje të shumta dhe padrejtësi të vazhdueshme nga sistemi shtetëror, të martën kanë marrë përgjigjen definitive dhe përfundimtare pasi KF Shkëndija-Tetovë ka siguruar titullin e kampionit shtetëror në futbollin elitar të Maqedonisë. Madje nëse llogarisim faktin se Shkëndija këtë vit vinte nga kategoria e dytë, atëherë suksesi fiton në vlerë, duke bërë ekipin ‘kuqezi’ skuadra e parë në histori që arrin këtë sukses (Në Europë e ka bërë vite më parë vetëm Kaizarslauterni nën udhëheqjen e Oto Rehagelit). Tetova u përfshi nga një festë e madhe, ndërsa kjo lumturi kaploi të gjithë shqiptarët anembanë. Suksesi i ekipit simbol i shqiptarëve në Maqedoni zuri hapsira të mëdha edhe në mediat në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët përshëndetën këtë sukses të vëllezërve të tyre. ‘Uroj të gjithë për këtë sukses të madh. Kjo nuk është vetëm fitore e Shkëndisë, por e gjithë atyre që përkrahën këtë ekip dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ky titull u takon të gjithë atyre që kanë derdhur djersën e tyre në këtë ekip gjatë gjithë historisë së saj. Prandaj edhe një herë, urime të gjithëve’, deklaroi pasi Shkëndija siguroi titullin, kryetari i ekipit Nuriman Shaqiri. Sa i përket ndeshjes me Rabotniçkin, Shkëndija kishte nevojë vetëm për një pikë për të qenë kampione, mirëpo ‘kuqezinjtë’ deshën që edhe një herë të konfirmohen si ekipi më i mirë në vend, mbase më nuk dyshon askush në këtë. Tetovarët avansuan në minutën e 10-të me golin e Ferhan Hasanit, i cili pranoi një assist të mirë nga Sali. Në vazhdim miqtë sulmonin, ndërsa Shkëndija me mesfushë të sigurtë dhe kundërsulme të shpejta kërkonte golin e dytë. Pjesa e parë u mbyll 1:0, ndërsa në vazhdim Shkëndija humbi shumë raste për tu shkëputur në rezultat, mirëpo Hasani, Sali dhe Emini nuk realizuan nga pozita të pastërta, ndërsa në anën tjetër me mbrojtje vendimtare u dallua portieri Suad Zendeli. Shkëndija çoi rezultatin në 2:0 me golin e mrekullueshëm të kapitenit Nebi Mustafi dhe këtu festa filloi me të madhe, pavarsisht se miqtë më vonë përmes Petkovskit shënuan golin e nderit. Minutat e fundit ishin vetëm formalitet, ndërsa shenja për përfundimin e ndeshjes ishte sinjal për fillimin e festës së madhe. Në stadium u krijua rrëmujë e vërtetë, ku tifozët hudhnin në qiell heronjtë e tyre, futbollistët, deri sa nga tribuna së bashku dhe në fushë jehonte kënga, ‘kampione, kampione…’. Trajneri Qatip Osmani për media u prononcua i rrethuar nga një turmë tifozësh të cilët në kor këndonin, ‘Qato legjendë….’ deri sa mezi se mundëm të ndëgjojmë se çka deklaron tekniku i Shkëndijës. ‘Çka mund të them në një atmosferë të këtillë. Mendoj se fjalët janë të tepërta, pasi kjo gjë mund vetëm të shijohet. Jam shumë i lumtur që arrijmë të fitojmë titullin e më të mirit në vend dhe kjo më bën krenar, për të ndjerë një satisfaksion për punën që kemi bërë. Falemederoj gjithë futbollistët për angazhimin që dhanë gjatë gjithë sezonit dhe korektësinë e tyre, falemderoj kryesinë, bashkëpuntorët e mij, falemenderoj tifozët e Shkëndijës në veçanti ‘Ballistët’ dhe falemederoj të gjithë ata që duan Shkëndijën. Urime titulli të gjithëve’, tha Osmani. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët festuan së bashku me futbollistët duke hedhur valle nën tingujt e zurlave dhe tupanave, ndërsa në qendër të vëmendjes ishin Hasani, Sali dhe Huseini. Festa u shpërnda në qytet, ndërsa pas darkës së përbashkët, futbollistët u transferuan në një lokal ku festuan me muzikë live deri orët e hershme të mëngjesit.
Në ndeshjet tjera Renova ka barazuar në Shkup pa gola me Metalurgun, duke marë një pikë shumë të rëndësishme për sigurimin e pozitës së tretë në renditje. Renova në këtë drejtim mori një ‘shëbim’ nga Shkëndija e cila mundi Rabotniçkin dhe tani diferenca e Renovës para skuadrës nga Shkupi është 4 pikë. Në stadiumin e fshatit Bogovinë, Teteksi mundi Vardarin 2:1, duke e përcjellë skuadrën me më shumë trofe në vend ëpr në Ligën e Dytë. Skopje mundi 4:1 Pelisterin, Bregallnica fitoi 1:0 me Horizontin, ndërsa Sileksi ishte më i mirë se Napredoku, duke fituar 2:1.

Rezultatet e javës së 31-të:
Teteksi – Vardari 2-1
Skopje –Pelisteri 4-1,
Sileksi – Napredoku 2-1
Bregallnica – Horizont Turnova 1-0
Shkëndija – Rabotniçki 2-1
Metalurgu – Renova 0-0

Në javën e 32-të, takohen:
Renova – Shkëndija,
Metalurgu – Teteksi,
Rabotniçki- Bregallnica,
Horizont Turnova – Sileksi,
Napredoku – Skopje,
Pelisteri – Vardari

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *