Home / Lajme / Maqedoni / Kanë harxhuar më shumë sesa kanë deklaruar

Kanë harxhuar më shumë sesa kanë deklaruar

30 maj-Në dhjetë ditshin e parë, VMRO – DPMNE, BDI, PDSH dhe PLD kanë shpenzuar më tepër mjete se nga ato që i kanë siguruar me të hyrat. Kësisoj BDI, nga donacione të shtatë personave, ka siguruar 1.150.000 denarë, ndërsa ka shpenzuar 4.342.270 denarë. PDSH, nga donacione të 10 personave, ka siguruar 608.000, ndërsa ka shpenzuar 1.022.423 denarë

Të gjithë 18 organizatorët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit kanë parashtruar raporte financiare për llogarinë e dedikuar Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Por, sipas analizës fillestare të kumtuar të hënën në konferencë për shtyp, Komisioni konstaton se organizatorët e fushatës zgjedhore të koalicionit të kryesuar nga ana e VMRO – DPMNE-së, si dhe të BDI-së, PDSH-së, PLD-së, kanë shpenzuar më tepër mjete nga llogaria, nga ato që i kanë siguruar me të ardhurat. Nga LSDM, Komisioni do të kërkojë informata plotësuese për kredinë për fushatën zgjedhore të marrë nga Banka Komerciale, e cila në raport është regjistruar si donacion.

“Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nga donacione të 130 personave fizik dhe një personi juridik, siguroi 7.950.000, ndërsa ka shpenzuar 103.054.161 denarë. PLD nga donacione të personave ka siguruar 275.000 denarë, ndërsa për fushatën ka shpenzuar 2.322.240 denarë. BDI, nga donacione të shtatë personave, siguruan 1.150.000 denarë, ndërsa ka shpenzuar 4.342.270 denarë. PDSH, nga donacione të 10 personave, ka siguruar 608.000, ndërsa ka shpenzuar 1.022.423 denarë”, deklaroi kryetari i KSHPK Voisllav Zafirovski. Ai paralajmëroi analiza të cilat do të bëhen pas përfundimit të fushatës zgjedhore dhe e afirmoi nevojën për rregullimin e legjislaturës zgjedhore, me obligim i cili do të vendosej në Kodin zgjedhor, llogaritë e dedikuara për fushata zgjedhore të mbyllen një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore.

Komisioni, shtoi ai, kërkoi informata plotësuese për kredinë me të cilën organizuesi i koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja e financon fushatën zgjedhore, ndërkaq është paraqitur në rubrikën e donacioneve, me qëllim që të konstatohet me çfarë shume kredituesi, në këtë rast Banka Komerciale SHA Shkup, e donon fushatën zgjedhore të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

Gjatë periudhës që paraprin, Komisioni do të vazhdojë me përpunimin plotësues të raporteve të arritura financiare, posaçërisht në pjesën e shpenzimeve në bazë të reklamimit të paguar politik në mediume elektronike, për çka i nevojiten të dhënat nga Këshilli i radiodifuzionit. Zafirovski thotë se është më se e qartë se partitë të dalat e tyre më të mëdha i bëjnë mu në pjesën e reklamimit të paguar politik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *