Home / Lajme / Maqedoni / Katër përmendore u përuruan në sheshin e Shkupit

Katër përmendore u përuruan në sheshin e Shkupit

7 maj-Përmendoret u vendosën pranë sheshit “Maqedonia”, pranë Urës së Gurit si dhe pranë Parlamentit të Maqedonisë. Në pjesën kryesore të sheshit u vendos përmendorja e Gjorgji Pulevski, një protagonist i historisë maqedonase, ndërsa përmendorja masive e njohur si “Mbrojtësit e Maqedonisë”, që ndërlidhet me ata që luftuan në 2001 përkrahë forcave shtetërore të sigurisë u vendos përballë Parlamentit, në parkun e njohur si “Luftëtarja”.

Në pjesën qendrore dhe sheshin e Shkupit sot janë vendosur dhe përuruar katër përmendore masive në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Përmendoret u vendosën pranë sheshit “Maqedonia”, pranë Urës së Gurit si dhe pranë Parlamentit të Maqedonisë. Në pjesën kryesore të sheshit u vendos përmendorja e Gjorgji Pulevski, një protagonist i historisë maqedonase, ndërsa përmendorja masive e njohur si “Mbrojtësit e Maqedonisë”, që ndërlidhet me ata që luftuan në 2001 përkrahë forcave shtetërore të sigurisë u vendos përballë Parlamentit, në parkun e njohur si “Luftëtarja”.

Përmendorja e Kërste Petkov Misirkov, një shkrimtar maqedonas u vendos pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, ndërsa përmendorja e Dimitrie Çupovski u vendos pranë sheshit në afërsi të Urës së Gurit.

Këto janë disa nga përmendoret e projektit “Shkupit 2014”, në kuadër të së cilit janë paraparë mbi 20 përmendore, prej të cilave edhe katër të personaliteve historike shqiptare, por që ende janë në fazën e konkurseve për të zgjedhur autorët e punimit të tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *