Home / Lajme / Maqedoni / Kemi punuar për tërë vendin, jo për një kënd

Kemi punuar për tërë vendin, jo për një kënd

19 maj-“Do të investojmë në arsim si armë më e fuqishme për përparimin e një populli, ndërsa do të angazhohemi edhe për investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës me qëllim që të rinjtë të mos shkojnë në mërgim por të qëndrojnë në vendlindjet e tyre”, tha Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim të mërkurën mbajti tubim në fshatin Negotinë të Gostivarit. “Unë jam krenar për pritjen që e kisha këtu në Negotinë. Kjo është sepse deri më tani ekipi im dhe bashkëpunëtorët nuk kemi punuar vetëm për një kënd, për një qoshe të shtetit por për të gjithë shtetin. Për mua çdo dru i Malit Sharr është i çmueshëm si edhe guri i Dollnenit ose Velesit. Këtë ma kanë lënë paraardhësit e mi. E kërkoj votën tuaj, besimin tuaj që t’i realizojë prioritetet tona në arsim dhe në kulturë”, deklaroi lideri i BDI-së.

Në periudhën e kaluar, siç tha, janë arritur rezultate të dukshme. Përkujtoi Muzeun e Alfabetit shqip në Manastir, përmendoren e Skënderbeut dhe ndërtimin e Muzeut të lirisë në Shkup.

Në programin zgjedhor, që e prezantoi Ahmeti para të pranishmëve, si prioritete u theksuan arsimi, investimi dhe punësimi i të rinjve.

“Do të investojmë në arsim si armë më e fuqishme për përparimin e një populli, ndërsa do të angazhohemi edhe për investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës me qëllim që të rinjtë të mos shkojnë në mërgim por të qëndrojnë në vendlindjet e tyre”, tha Ahmeti.

BDI-ja, shtoi ai, angazhohet për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, sepse, siç tha, vetëm atëherë nuk do të ketë kufij midis shqiptarëve.

Para të pranishmëve në tubimin në Negotinë u prezantuan edhe një pjesë e kandidatëve për deputetë nga kjo parti në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa folën edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija, si dhe kandidatët për deputetë Nexhati Jakupi dhe Ahmet Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *