Home / Lajme / Rajon / Kërcënime me Kanun nga Drenica për Azem Sylën

Kërcënime me Kanun nga Drenica për Azem Sylën

13 maj-Familjet Geci, Imeri, Dajaku, Behrami dhe Kastrati nga Drenica nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar nga Azem Syla që t’u dorëzohet organeve të drejtësisë.

Familjet Geci, Imeri, Dajaku, Behrami dhe Kastrati nga Drenica nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar nga Azem Syla që t’u dorëzohet organeve të drejtësisë, pasi që publikisht kishte pranuar se kishte dhënë urdhër që të vritej Gani Geci.

“Ne kërkojmë nga EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare që të zbardhen vrasjet e djemve tanë sepse ne familjaret do të kërkojmë pa ndërprerë dorasit e vrasjeve të djemve tonë. Neve familjeve, pos që na janë vrarë djemtë tanë, janë bërë përpjekje nga individë e struktura kriminale që të na etiketojnë si “tradhtarë” e “kriminelë”.

Në të kundërtën, punën që nuk e kanë bërë hetuesia, gjyqësia e policia jemi detyruar të bëjmë vetë. Hetimet e tona të vazhdueshme se kush mund të jenë vrasësit e djemve tanë, na kanë quar te Azem Syla me shokët e tij. Dyshimet tona po përputhen me vetë deklarimet e këtij të fundit se ka dhënë urdhër për vrasjen e Gani Gecit.”, thuhet në një njoftim drejtuar medies.

Aty i kërkohet Sylës që të dorëzohet, dhe EULEX-it të marrë masa, se përndryshe do të veprojnë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, për të marrë hak.

“A e di ti o Azem Syliqi se ne jemi shqiptarë. Ne do te flasim me Ty edhe ndryshe! Ty o Azem Syliqi do ta varim Kanunin në qafë dhe të gjitha ato veprime tua që i ke bërë ti me argatët tu që prej mbrëmë i ke varur në “baskinë” tënde” thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë që e transmeton Idneksonline dhe paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren masa ata do të detyrohen të kthehen 600 vjet më pas.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *